2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9109

USAID-i ndihmon në ndriqimin e Rahovecit

0

USAID-logoZyra e USAID-it në Kosovë, ka kontribuar edhe në ndriçimin e 3.5 kilometrave rrugë në Komunën e Rahovecit. Projekti ka kushtuar mbi 107 mijë euro, ku edhe komuna ka participuar me 21 mijë euro. Sfidë për këtë komunë ngelet ndriçimi i fshatrave.

Populli amerikan ka kontribuar në zhdukjen e errësirës në qytetin e Rahovecit. Nëpërmjet zyrës së USAID-it, është mundësuar që mbi 3.5 kilometra rrugë, të pajisen me ndriçim publik. Në përfundimin e këtij projekti mori pjesë edhe drejtoresha e USAID-it , Maurin Shauket, e cila shpreson që, ky ndriçim të sjellë gjallëri edhe në orët e natës në këtë komunë.

Kreu i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, tha për RTK-në se ndihma e popullit amerikan, ka ardhur gjithmonë kur ne kemi patur më shumë nevojë për të.

Ndonëse projekte të tilla përfundojnë me sukses, ata duhet edhe të mirëmbahen. Për këtë drejtori i shërbimeve publike Përparim Krasniqi, thotë se është menduar, po ashtu, do të fillojë puna për ndriçimin e pjesës tjetër të qytetit dhe disa fshatrave.

USAID-i në Komunën e Rahovecit, ka kontribuar edhe në blerjen e pajisjeve thelbësore të Kuvendit Komunal, ka mbështetur zyrën e informimit, gjithashtu ka ndihmuar edhe në funksionalizimin e qendrës për shërbim të qytetarëve, menaxhimin e mbeturinave të gurta, menaxhimin e shpenzimeve të automjeteve komunale nëpërmjet GPS e shumë projekte të tjera.

Bytyçi dhe Lumi raportojnë para Këshillit të Sigurisë

0

Suhareka-takimi per siguriNënkryetari i Komunës së Suharekës, Refki Bytyçi, në takimin e rregullt të sigurisë raportoi për binjakëzimin me qytetin e të Lilburnit të SHBA-së, dëmin që ka shkaktuar shiu në sektorin e bujqësisë si dhe për strehimin e skamnorëve.

Kapiten i Policisë, Ndërkaq, Milazim Lumi, ndërkaq raportoi për sigurinë e javës së kaluar. Ai tha se gjatë kësaj jave kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, 5 vjedhje, dy kanosje për pronë dhe dy tentim vetëvrasje me medikamente.

Ai njoftoi edhe për një aksion të policisë me rroba civile ditën e tregut në Suharekë, ku janë konfiskuar disa mjete elektro-shok nga persona që kishin sjellur në treg për t’i shitur./PrizrenPress.com/

E rrahë gruan me mjete të forta në Korishë të Prizrenit

0

Dhuna-fizikeNjë femër është goditur me një mjet të fortë nga bashkëshorti i saj në fshatin Korishë të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më vonë është liruar.

Në konsultim me prokurorin kompetent, bashkëshorti i viktimës është dërguar në qendrën e ndalimit.

Universiteti Veror i Prishtinës do të lobojë për njohjen e Kosovës

0

UP-rektoratiUniversiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, sivjet do të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës tek shtetet që ende nuk e kanë njohur. Edicioni i 13-të i këtij universiteti do të fillojë ligjëratat më 22 korrik, ndërsa ceremonia e hapjes do të mbahet të dielën më 21 korrik. Sivjet do të vijojnë universitetin veror rreth 500 studentë, ku do të ligjërojnë profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Edicioni i 13-të i Universitetit Veror të Prishtinës, sivjet për herë të parë do të ketë rolin e lobuesit për njohjen e shtetit të Kosovës, duke marrë pjesë në këtë eveniment profesorë e studentë nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Drejtoresha e zyrës për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës, Lumnije Bajrami, tha për Radio Kosovën, se profesorët nga këto vende kanë tema shumë interesante që do të ligjërojnë në Universitetin Veror.

“Një risi është se këtë vit bashkëpunojmë për herë të parë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ambasadën e Norvegjisë dhe Këshillin Britanik,në kuadër të projektit për lobim tek vendet të cilat ende nuk na kanë njohur. Si rrjedhojë kemi bërë përzgjedhjen e 5 profesorëve nga këto vende, 2 janë nga Greqia, 1 nga Rumania, një nga Ukraina dhe një nga Kina”, tha Bajrami.

Bajrami theksoi se kjo përzgjedhje e profesorëve do të ndikojë në lobim tek vendet që nuk na kanë njohur, pasi siç tha ata do të kenë rastin të njihen nga afër me profesorët dhe studentët tanë, duke shkëmbyer përvoja dhe duke njohur kulturën tonë.

“Me vet faktin se ata do të vijnë ata këtu do të kontribuojnë, do të zgjerohet bashkëpunimi me këto vende fillimisht në lëmin e edukimit. Më pas kemi edhe studentë që vijnë nga këto vende dhe për gjatë dy javëve kampusi i UP do të shndërrohet në një qendër që do të përfshijë studentë të kulturave të ndryshme”, tha bajrami.

Numri i studentëve që do të ndjekin sivjet edicionin e 13-të të universitetit veror është rreth 500. Ndërkaq, profesorët vendorë dhe ndërkombëtar do të ligjërojnë në 24 kurse nga fusha të ndryshme. Kurset të cilat janë më të preferuarat për tu ndjekur janë kurset e Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik. Studentët të cilët do të ndjekin Universitetin Veror do të përfitojnë nga katër kredi. Gjatë ditëve të Universitetit Veror do të ketë edhe aktivitete të tjera të ndryshme, si vizita me karakter kulturor, ekskursione, aktivitete sportive, e të tjera. Edicioni i 13-të do të përfundojë më 2 gusht.

Hungaria do t’i kthejë të gjithë kosovarët

0

Emigrant kosovarZëvendësministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli ka thënë se brenda dy muajve do të kthehen të gjithë kosovarët që po mbahen në qendrat e ndalimit në Hungari. Në emisionin Interaktiv, ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet hungareze që kthimi të bëhet sa më shpejt.

“Besoj që brenda 2 muajve të ardhshëm do të përmbyllet kthimi i të gjithë atyre kosovarëve që janë në Hungari të paktën”, ka thënë Kasapolli, duke shtuar se trendi i njëjtë do të bëhet edhe me vendet tjera ku ka azilkërkues kosovarë.

Ai ka pranuar se një nga arsyet kryesore i këtij fluksi të azilkërkuesve janë edhe kushtet e vështira sociale por ka thënë se duhet të bëhet e qartë se meqenëse Kosova është pjesë e listës së bardhë ku gjendja ekonomike dhe politike është e mirë, atëherë vendet e BE-së nuk japin azil për kosovarët.

Një ditë më parë edhe shteti i Belgjikës i është shtuar vendeve që nuk do të japin azil për kosovarët. Ky shtet thotë se Kosova është në listën e vendeve të sigurta, andaj brenda 15 ditësh pothuajse të gjithë azilkërkuesve do t’u refuzohet kërkesa për qëndrim. Muajt e fundit dukuria e migrimit të qytetarëve të Kosovës është rritur dukshëm.

Migrimi – shqetësues

0

Udhëheqësi i Departamentit të Diasporës në AAK, Jahja Lluka, ka thënë të se institucionet e Kosovës duhet ta marrin më seriozisht çështjen e migrimit të qytetarëve. Ai ka thënë se kjo dukuri është shqetësuese për të ardhmen e rinisë dhe të shtetit të Kosovës.

JahjaLluka-aak“Trendi në rritje i migrimit legal dhe ilegal të qytetarëve të Kosovës për në vendet e ndryshme të botës duhet të jetë shumë shqetësues për institucionet e vendit, në veçanti për Qeverinë e Kosovës, e cila duhet të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe rininë tonë. Migrimi po ndodh për shkaqe ekonomike dhe ky është rrezik shumë i madh edhe për qytetarët që e marrin këtë rrugë. Mos të flas edhe për dëmin që po i shkaktohet Kosovës për liberalizimin e vizave”, ka thënë Lluka në intervistën për “Epokën e re”.

Ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar migrimin ilegal që nga tragjedia e lumit Tisa. Lluka i ka bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht të merret me problemin e mërgimit ilegal, e cila, sipas tij, është rrugë pa kthim për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet ta marrë me shqetësim këtë punë e jo vetëm me fjalë sepse ka shumëçka që mund të bëhet në këtë drejtim. Ka mundësi nëpërmjet hapjeve të vendeve të reja të punës, më shumë në fshatra, apo edhe me subvencione nga Ministria e Bujqësisë”, ka theksuar Lluka.

Mbahet edicioni i katërt i festivalit të filmit të animuar ANIBAR

0

Anibar festival

Edhe këtë vit Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “ANIBAR” do të sjellë në qytetin e Pejës një mori filmash të animuar nga vende të ndryshme të botës. Edicioni i katërt i këtij festivali mbahet nga data 9 deri më 14 gusht në qytetin e Pejës. Numri i filmave që kanë aplikuar këtë vit për të qenë pjesë e festivalit ka shkuar deri në 585.

Filmat e animuar vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës, Afrikës, Azisë, SHBA-ve dhe Amerikës Latine.

Në programin e këtij edicioni të festivalit janë përzgjedhur për pjesëmarrje 111 filma me tematika të ndryshme, e që do të shfaqen gjatë 6 ditëve të festivalit në tre kinematë e qytetit të Pejës të improvizuara nga stafi i Anibar-it, transmeton RTK.

Filmat janë të ndarë në 4 kategori të ndryshme: International, Ballkans, Students, Kids.

Në kategorinë “International” garojnë 50 filma, nder të cilat: Filmi holandez “Junkjard”, fitues i 20 çmimeve në festivale të ndryshme prestigjioze; “Fear of Flying” nga Irlanda, i shfaqur në “Tribeca Internacional Film Festival”, njëkohësisht fitues i mbi 10 çmimeve në festivale tjera.

Po ashtu, në këtë edicion do të shfaqet premiera e filmit “Next Generation” e autores franceze Yann Jouette, si dhe filma të tjerë.

Kategoria “Ballkans” përfshinë 16 filma nga regjisorë të vendeve ballkanike. Filmat nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia do të garojnë për çmimin e filmit të animuar më të mirë Ballkanik.

Kategoria “Students” përfshinë gjithsej 27filma të animuar të punuar nga studentë absolventë të universiteteve botërore.Njëri ndër ta është filmi i animuar “Rabbit and Deer” nga Hungaria, fitues i 24 çmimeve ndërkombëtare.

Kurse, kategoria “Kids” përmbanë 18 filma të animuar për fëmijë të cilët do të shfaqen çdo ditë nga ora 12:00 në kinemanë “JusufGervalla”. Këta filma nuk kanë karakter garues.

Përveç kinemasë së qytetit “JusufGervalla” që do shfaq filma për femijë, filmat e tjerë do të shfaqen në dy kinematë e hapura: “Kino Urban” në kompleksin rinor dhe “Kino Liqeni” në parkun e qytetit të Pejës

Auditori konfirmon dallaveret e partive

0

Afishet e partive poltikeMosdeklarimi i financave dhe fshehja e donacioneve nga partitë politike në vend është konfirmuar edhe nga Auditori i Pavarur. Pas organizatave joqeveritare në vend dhe mediave lidhur me fshehjen e donacioneve dhe deklarimin e mjeteve vetëm nga Fondi për Demokraci, për partitë një përgjigje në këtë drejtim ka dhënë dhe auditori, duke verifikuar madje se partitë bëjnë manipulime dhe me fatura.
Përveç PDK-së, LDK-së, AAK-së që llogariten si partitë më të mëdha në vend dhe të tjerat parti nuk kanë treguar korrektësi lidhur me mjetet e shpenzuara financiare gjatë fushatave.

Në raportin e Auditimit, një kopje të së cilit posedon “Zëri” tek te gjeturat theksohet se Aleanca Kosova e Re (AKR) ka disa fatura të periudhës së vitit 2011 ku nuk është zbatuar parimi aktual, disashpenzime nuk janë mbuluar me faturë tatimore siç kërkohet nga ligjet në fuqi por vetëm me kuponë, disa fatura për shpenzimet e rrymës janë paguar në emër të personave që nuk ishin kontraktor për qera.

Më 17 shtator 2012 për AKR-në është bërë një pagesë nga jashtë me vlerë 7,221.00 euro- Ndrek Volkspar. Prandaj, kësaj partie i bëhet e ditur në raport se ndihma financiare nga jashtë është në kundërshtim me Ligjin për financimin e Partive Politike. “Nëse ndihma financiare nga jashtë bëhet për trajnime dhe seminare atëherë Subjekti Politik duhet të gjejë një formë që përmes OJQ-ve të kryhen këto trajnime dhe seminare.

Çdo shpenzim të ndodhur ta mbuloni me dokumentacion përkatës të plotë-fuqishëm siç janë faturat, kontratat… etj duke aplikuar Ligjin për TVSH-në”, i rekomandohet AKR-së, ku po ashtu i tërheq vërejtja që tek shpenzimet e rrymës, duhet t’i rregullojë faturat me qiradhënësin që faturat të faturohen në emër të Subjektit Politik ose të qiradhënësit të rregullohen me kontratë.

Ndërkaq, për Lidhjen Demokratike të Dardanisë (LDD) auditori ka gjetur se i mungon dokumentacioni lidhur me pagat, kontratat me të punësuarit, kalkulimet, pagesat, pagesat e tatimeve dhe kontributeve. “Nuk është prezantuar ndonjë raport i bankës apo i arkës, as faturat për shpenzimet e prezantuara”. LDD rekomandohet të respektojë parimin e aktualitetit që vetëm të hyrat dhe shpenzimet e periudhës raportuese të raportohen dhe t’i përmbahet Ligjit për Financimin e subjekteve politike, për përmbajtjen e dokumentacionit në raportin financiar vjetor.

Ndërsa tek Partia Demokristiane për Integrim (PDKI) auditori thekson se shpenzimet në pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve janë prezantuar gabimisht në krahasim me pasqyrën e shpenzimeve analitike – 1,520.00 sipas pasqyrës dhe 10,630.00 sipas analitikes së shpenzimeve.

“Donacione nga persona që nuk janë banorë të Kosovës-adresa e vendbanimit jashtë Kosovës, të cilët kanë kontribuar me valute shkruan Fr. Nuk është dhënë data e saktë e dhënies së donacionit që të mund të verifikohet kursi i këmbimit të valutave. Shumica e shumave të paguara janë në Franka (francez apo zviceran nuk dihet) dhe disa (6) persona nga Kosova, por pa numër personal, në euro, ndërsa totali është në Euro. Ky subjekt politik rekomandohet të merr për bazë Ligjin për financimin e subjekteve politike me rastin e pranimit të kontributeve në të holla.

“Të hyrat dhe shpenzimet në pasqyra dhe në shpalosje duhet të jenë të harmonizuara”, thuhet në raport. Edhe për Partinë Liberale të Kosovës (PLK) auditori ka konstatuar tek të gjeturat se tek të hyrat (nga anëtarësia)prej 12,500.00 eurove mungon dokumentacioni dhe nuk është plotësuar formulari përkatës. “Ka dallim në mes të shpenzimeve në pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve në krahasim me pasqyrën e shpenzimeve analitike. Shpenzimet e përgjithshme në pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve janë prezantuar për të balancuar kontributin nga anëtarësia, por nuk janë prezantuar tek shpenzimet analitike”.
Auditori mes tjerash ka rekomanduar këtë parti se duhet t’i përmbahet formatit të formularëve të përcaktuar nga KQZ-ja si dhe të aplikoi ligjet e aplikueshme tatimore të Republikës së Kosovës sidomos për TMB, kontribute pensionale në të ardhura personale dhe tatimin në qira.

As partitë e komuniteteve nuk ndodhen në pozitë më të mirë sa i përket respektimit të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Disa parti si Srpska Socijal Demokratska Stranka, Srpska Kosovsko Metohijska Stranka , Stranka Demokratskih Promjena, Srpska Narodna Stranka , Social Demokratska Stranka Gore,…kanë dorëzuar formularët të paplotësuar me zero.

Ndërkaq, për Srpska Demokratska Stranka Kosova i Metohije (KIM) tek të gjeturat në raport thuhet se edhe në vitin 2012 (përveç dy pagesave për KRM pastrimi) të gjitha pagesat janë kryer me të gatshme, megjithëse SP e ka të hapur llogarinë bankare”. Për këtë parti auditori ka theksuar se artikujt e blerë nuk dihet çfarë artikuj janë, nuk përshkruhet kujt i është dhënë dokumentacioni, janë lëshuar fatura në emër të personit fizik dhe jo subjektit politik.

Po ashtu për këtë parti në raport thuhet se është vërejtur mos respektimi i parimit të aktualitetit-pagesa e shpenzimeve për vitin 2010, nuk janë paguar tatimet dhe kontributet në paga dhe tatimi në qira.
Nga KIM auditori ka kërkuar që me qëllim të respektimit të parimit të transparencës duhet të kryej pagesat nga llogaria bankare jo të kryej pagesa me para të gatshme, duhet të respektohet parimi i aktualitetit që vetëm të hyrat dhe shpenzimet e periudhës raportuese të raportohen, Subjekti politik duhet të përdor faturat tatimore sepse ka cilësinë e personit juridik e jo kuponët që janë vetëm për persona fizikë.

“Rekomandojmë subjektin politik që me qellim të respektimit të parimit të transparencës në shfrytëzimin e parave publike të zbatoj procedura dhe rregulla nga Ligji i Prokurimit publik në Kosovë”. Kurse, partia tjetër Samostalna Liberalna Stranka (SLS) tek të gjeturat ka dal se nuk i bart shënimet në Pasqyra Financiare nga viti paraprak (2011).

“Të dhënat për bilancin e gjendjes nuk janë prezantuar siç duhet sipas Bilancit të gjendjes nuk barazohet…. Detyrimet në fund vitin e kaluar sipas raportimit SP i ka paraqitur me vlerë zero ku e vërejmë se nuk është prezantuar drejt sepse patjetër duhet të ketë detyrime në fund të vitit siç është tatimi i muajit dhjetor”. Po ashtu auditori ka konstatuar se SP tek pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve nuk ka paraqitur hyrat nga buxheti i Kosovës – subvencion për partitë politike me vlerë : 266,000.00 euro. SP në këtë pasqyrë ka paraqitur te hyrat zero, ndërsa shpenzimet 128,324.03, të dhënat nuk janë prezantuar siç duhet.

Po ashtu kjo parti nuk paguan TMB për paga, kontributet pensionale si dhe për qira. “Subjekti Politik ka bërë tërheqje nga llogaria bankare. Nuk ka udhëhequr ditarin e arkës të arsyetojë me fatura këto shpenzime veç janë bërë tërheqjet”… Kësaj partie mes tjerash i rekomandohet që të zbatojë ligjet fiskale të aplikueshme në Kosovës

Limaj: Ne po kërkojmë drejtësi

0

fatmirLimaj-tomGashi

(E plotësuar) Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore për rastin “Kleçka”. Në fillim të kësaj seance, prokurori Maurizio Salustro ka hequr dorë nga kërkesa që të dëgjohen si dëshmitarë tre ekspertët e Psikiatrisë për dokumentacionin mjekësor të të ndjerit Agim Zogajt. Deklaratat e këtyre tre ekspertëve janë pranuar si të lexuara.

Prokurori Salustro ka kërkuar që të bëhet një ekspertizë shtesë psikiatrike për dokumentacionet mjekësore të të ndjerit Agim Zogaj, duke propozuar që të caktohet një ekspert tjetër nga prokuroria.

Kërkesën e prokurorit Salustro e ka kundërshtuar pala mbrojtëse.

Ndaj kërkesës së Salustros, ka reaguar edhe vetë Fatmir Limaj: “Mbrojtja nga fillimi deri më tash është munduar t’i kryej vetëm detyrat e saj në mënyrë që të shkohet më tutje. Ky rol konstruktiv i yni ka të bëjë me përmbylljen meritore të këtij procesi nga ana e gjykatës, por shpeshherë, fatkeqësisht konstruktiviteti ynë është përdorur nga prokurori për ta penguar këtë proces”, ka deklaruar Limaj, shkruan Epoka e re.

Limaj i ka thënë kryetarit të trupit gjykues se për çdo çështje për këtë proces, prokurori ka mundur të kërkojë sqarime shtesë. Sipas Limajt, prokurori po bënë përpjekje për ta zvarritur procesin, sa për t’i mbajtur ata në arrest shtëpiak.

Limaj ka kërkuar nga kryetari i trupit gjykues që mos të pësojnë për shkak të neglizhencës së prokurorit Salustro. “Ju jeni ai që vendosni për vlerësime. Kërkoj nga ju që për shkak të mos efiçiencës së prokurorisë të mos pësojmë ne. Po ashtu kërkoj që mos të pësojmë nga pakënaqësitë e prokurorit. I nderuari panel ju vini nga standardet e larta të drejtësisë. Ju lutëm mos i ulni këto standarde. Ne po kërkojmë drejtësi”, është shprehur Limaj.

Duke parë kundërshtimet e palës mbrojtëse, kryetari i trupit gjykues, Malkom Simons ka deklaruar se gjykata do ta caktojë një ekspert për t’i analizuar raportet mjekësore të të ndjerit Agim Zogaj. “Nesër do t’ju njoftoj me emrin e ekspertit. Nëse keni kundërshtime, për këtë ekspert, pres që këto kundërshtime të parashtrohen me shkrim. Po ashtu, pres që deri më 24 korrik në orën 12:00 t’i parashtroni pyetjet me shkrim për këtë ekspert”, ka thënë Simons.

Seanca e radhës për rastin “Kleçka” do të mbahet më 2 shtator, kur pritet të dëshmojë eksperti i propozuar nga Gjykata Apelit.

 

Sot vazhdon seanca për rastin “Kleçka”

Sot (e enjte) në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, konkretisht në sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, në të cilin janë të përfshirë Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij.

Në këtë seancë do të vendoset nëse do të ftohen tre ekspertë psikiatër për të dëshmuar para trupit gjykues lidhur me dokumentacionin mjekësor të të ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.

“Sot (e enjte) do të vendoset se a do të ftohen tre ekspertë të psikiatrisë apo do të lexohen deklaratat e tyre në lidhje me gjendjen psikiatrike të dëshmitarit Agim Zogajt në kohën kur ai është trajtuar në Repartin e Psikiatrisë në Prizren dhe Prishtinë”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.

Ecja antikushtetuese

0

KushtetusjaKuvendi dhe Qeveria e Kosovës janë duke e shpërfillur Gjykatën Kushtetuese. Qeveria duke nxjerr projektligje që derivojnë nga Marrëveshja e parë Kosovë-Serbi, ndërsa Kuvendi duke i shqyrtuar e miratuar ato, pa e pritur verdiktin e Kushtetueses, nëse Marrëveshja Thaçi-Daçiq është në harmoni me Kushtetutën e vendit,shkruan Tribuna

Përgjigjen për këtë duhet ta japë Gjykata, pasi diçka e tillë i është kërkuar nga një grup deputetësh,shkruan Tribuna. Aktualisht, sipas burimeve të gazetës, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të japin çdo lloj informate që ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, për sa kohë që e ka informuar edhe presidenten se ka filluar kompletimi i dosjes që ka të bëjë me këtë marrëveshje