5.2 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Hungaria do t’i kthejë të gjithë kosovarët

Emigrant kosovarZëvendësministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli ka thënë se brenda dy muajve do të kthehen të gjithë kosovarët që po mbahen në qendrat e ndalimit në Hungari. Në emisionin Interaktiv, ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet hungareze që kthimi të bëhet sa më shpejt.

“Besoj që brenda 2 muajve të ardhshëm do të përmbyllet kthimi i të gjithë atyre kosovarëve që janë në Hungari të paktën”, ka thënë Kasapolli, duke shtuar se trendi i njëjtë do të bëhet edhe me vendet tjera ku ka azilkërkues kosovarë.

Ai ka pranuar se një nga arsyet kryesore i këtij fluksi të azilkërkuesve janë edhe kushtet e vështira sociale por ka thënë se duhet të bëhet e qartë se meqenëse Kosova është pjesë e listës së bardhë ku gjendja ekonomike dhe politike është e mirë, atëherë vendet e BE-së nuk japin azil për kosovarët.

Një ditë më parë edhe shteti i Belgjikës i është shtuar vendeve që nuk do të japin azil për kosovarët. Ky shtet thotë se Kosova është në listën e vendeve të sigurta, andaj brenda 15 ditësh pothuajse të gjithë azilkërkuesve do t’u refuzohet kërkesa për qëndrim. Muajt e fundit dukuria e migrimit të qytetarëve të Kosovës është rritur dukshëm.

Më Shumë

Ndërroi jetë ish-futbollisti i Lirisë, Refki Neziri

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i KF Liria, Refki Neziri, nga Lubizhda e Prizrenit. Neziri ishte pjesë e gjeneratave të viteve ’80 të...

Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e “llugës” politike të opozitës

Kandidati për deputet nga partia Guxo, njëherësh pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit