18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Migrimi – shqetësues

Udhëheqësi i Departamentit të Diasporës në AAK, Jahja Lluka, ka thënë të se institucionet e Kosovës duhet ta marrin më seriozisht çështjen e migrimit të qytetarëve. Ai ka thënë se kjo dukuri është shqetësuese për të ardhmen e rinisë dhe të shtetit të Kosovës.

JahjaLluka-aak“Trendi në rritje i migrimit legal dhe ilegal të qytetarëve të Kosovës për në vendet e ndryshme të botës duhet të jetë shumë shqetësues për institucionet e vendit, në veçanti për Qeverinë e Kosovës, e cila duhet të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe rininë tonë. Migrimi po ndodh për shkaqe ekonomike dhe ky është rrezik shumë i madh edhe për qytetarët që e marrin këtë rrugë. Mos të flas edhe për dëmin që po i shkaktohet Kosovës për liberalizimin e vizave”, ka thënë Lluka në intervistën për “Epokën e re”.

Ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar migrimin ilegal që nga tragjedia e lumit Tisa. Lluka i ka bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht të merret me problemin e mërgimit ilegal, e cila, sipas tij, është rrugë pa kthim për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet ta marrë me shqetësim këtë punë e jo vetëm me fjalë sepse ka shumëçka që mund të bëhet në këtë drejtim. Ka mundësi nëpërmjet hapjeve të vendeve të reja të punës, më shumë në fshatra, apo edhe me subvencione nga Ministria e Bujqësisë”, ka theksuar Lluka.

Më Shumë

2 mijë e 346 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

2 mijë e 346 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu njofton policia përmes raportit. Brenda 24 orëshit poashtu janë shkaktuar 58 aksidente me...

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Lajmet e Fundit