9.3 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 9116

AAK, sot kandidohet Bali Muharremaj për kryetar të Suharekës

0

BaliMuharremaj-AAK-suharekeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega Suharekë, pret kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj, i cili do ta bëjë nominimin e kandidatit për kryetar të komunës Bali Muharremaj.

Dega e AAK-së në Suharekë, bën të ditur përmes rrjetit social facebook se “të enjtën (sot) në ora 17:00 tek parku afër gjimnazit “Jeta e Re” bëhet zyrtarishtë nominimi i kandidatit për kryetar të komunës në Suharekë (Therandë) Bali Muharremaj, nominimin zyrtar do ta bëj, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

LDK-ja në Zhur akuzon Isa Mustafën, për kandidaturën e “Eqës”

0

IsaMustafa-LDKDega Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zhur është e mllefosur në liderin e tyre, Isa Mustafa. Kryetari i Degës, Shukri Vezaj tha se Isa Mustafa ka emëruar Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit, po u konsultuar.

“Jemi shumë të shqetësuar me veprimet e fundit të Kryesisë së Lidhjes Demoratike të Kosovës, si dhe të kryetarit, Isa Mustafa. Mënyra dhe veprimi i nominimit të Eqrem Kryeziu për kryetar të komunës së Prizrenit, Mustafa e ka bër pa konsultime paraprake me Degën e Zhurit dhe me strukturat e Degës së Prizrenit”, tha Vezaj.

Sipas tij, Dega e LDK-së në Zhur, pas emërimit të Kryeziut për kryetar të Prizrenit, ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka shqyrtuar situatën e krijuar në LDK. “Dega në Zhur në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur më datë 10.07.2013, shqyrtoi aktualitetin politik si dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të vjeshtës, të cilat pritet të mbahen më 3 nëntor 2013. Pyetja e vetme që ka mbetur pa përgjigje ka qenë se a thua më 03 nëntor 2013 a do të fitojë LDK-ja në Prizren me njerëz të ricikluar dhe të humbur në zgjedhjet e kaluara ?.”, tha Vezaj.

Sipas tij, LDK-ja në Zhur është e mllefosur për veprimet joparimore të Isa Mustafës. “Emërimi është bërë në kundërshtim me vendimet e KP të LDK-së, me normat e Statutit të LDK-së, dhe me vetë me deklaratat zyrtare të kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa”, tha Vezaj.

Ai tha se qytetarët e Prizrenit janë të zhgënjyer me qeverisjen e PDK-së, prandaj LDK-ja është dashur të gjen një mënyrë tjetër të largimit të kësaj qeverie. “Në vazhdën e këtij trendi, jemi të bindur së zgjedhjet e vjeshtës do të sjellin në skenë alternativën tonë qeverisëse, dhe, për t’u arritur kjo, Kryesia konstatoi se zhvillimet e fundit rreth nominimit të kandidaturave për kryetar komunash nuk janë aspak në përputhshmëri me normat statutore të LDK-së”, tha Vezaj.

Kryetari Vezaj ditë më parë ka thënë se LDK-ja në Zhur do të përkrah kandidaturën e Kryeziut, pavarësisht mënyrës së emërimit të tij. /PrizrenPress.com/

Miratohet Projektligji për amnistinë

0

KuvendiKosoves5-27

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 91 vota pro dhe 17 kundër para pak çastesh miratuar në parim projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3.

Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen të cilët kanë vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi.

Seanca vazhdon në ora 15:00 ku Ligji për Amnistinë do të votohet edhe në leximin e dytë.

 

Të gjitha partitë ‘pro’ amnistisë, përveç Vetëvendosjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit janë duke debatuar projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3.

Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen të cilët kanë vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka kërkuar miratimin e Projektligji për Amnisti.

“Kur një ligj nuk i përshtatet popullit duhet të ndryshohet Ligji e jo populli. Në këtë rast këtij Kuvendit nuk i ka ra tamam Ligji andaj ai është ndryshuar”, tha Kuçi, transmeton Orainfo.

Minsitri ndër të tjera ftoj deputetët ta përkrahin duke pasur parasysh tri kritere për një ligj të mirë, cfare sipas tij është ai për Amnistinë.

Përkrahje projektligjit i ka dhënë edhe kryetari i Komisionit funksional për Legjislacion dhe Gjyqësi, Arben Gashi, duke kërkuar nga deputetët votimin pro tij.

“Komisioni ka shqyrtuar projektligjin për Amnisti dhe duke marrë parasysh se është një ligj i ri Komisioni kërkon nga Kuvendi që ta përkrah dhe miratojë”, tha Gashi.

Ndryshe, në leximin e parë, ky projektligj nuk arriti që të kaloj, pasi nuk mblodhi dy të tretat e votave të nevojshme, që kërkohen për ndryshime të tilla.

Mehmeti: LDK-ja do të rimarrë pushtetin në Dragash

0

FatmirMehmeti-ldk-dragashKandidati i LDK-së në Dragash, Fatmir Mehemeti është i bindur se në nëntor do t’i fitojë zgjedhjet në këtë qytet. Ai tha se LDK-ja do të garojë me një program konkret që është harmonizuar në bazë të kërkesave të qytetarëve. “Besoj se do t’i fitoj zgjedhjet, sepse do të konkurroj me një program praktik, të harmonizuar me kërkesat dhe nevojat e lokaliteteve dhe të studiuar thellësisht nga ekspertët”, tha Mehmeti.

Ai premtoi se LDK-ja është e interesuar që t’ia përmisojë jetën qytetarëve të cilët janë të zhgënjyer nga keqqeverisja e PDK-së.

“Pushteti aktual ka keqpërdorë skajshmërish kompetencat e veta dhe ka varfëruar popullatën, dhe sigurisht për të siguruar një mundësi për lojalitet kundrejt saj, por besoj dhe shpresoj se njerëzit e kanë të qartë se kjo garniturë nuk ka kapacitete veprimi dhe sa më parë duhet të shkojë në shtëpi”, tha Mehmeti.

Sipas tij, qeveria lokale në Dragash ka bërë kalkulime politike vetëm për të ndëshkuar njerëzit e partive tjera, duke i varfëruar ata dhe degraduar të arriturat paraprake. “Kjo qeveri veç di të harxhojë pa kritere paranë publike dhe di të pasurojë nomenklaturën partiake të veten e asgjë tjetër”, tha Mehmeti për “PrizrenPress”.

Ai tha se nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, qytetarëve të Dragashit do t’i garanton se nuk do t’ia humbë asnjë cent të taksave. “Nëse do të fitojmë, së pari i sigurojmë qytetarët se nuk do të vidhet paraja publike, dhe nuk do të keqpërdoren fondet investuese. Do të krijojmë kushte për investitorët e jashtëm dhe do t`i sjellim ata këtu, pasi që ata veç janë të interesuar për investime“.

Mehmeti premtoi se pas ardhjes në pushtet, LDK-ja do të reformojë edhe sistemin në arsim dhe shëndetësi. ”Do të reformojmë sistemin arsimor dhe shëndetësor, do të shtojmë efektivitetin e Administratës komunale, e cila tashmë është në ethet e ndëshkimeve që po ia bën pushteti”, premton ai.

Mehmeti tha se pas fitores LDK-ja do t’i shpërblejë me investime qytetarët. “Ne do të shpërblejmë qytetarët me investime vetëm duke qenë të tillë e jo sipas gjeografisë politike. Pra ne do të jemi në shërbim të qytetarëve duke e respektuar kontributin taksapagues të tyre”, tha Mehmeti. /PrizrenPress.com/

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në autostradë

0

Autostrada-KS5-21Policia në Prizren, ka arrestuar tre përsona të dyshuar për vjedhje të shtyllave metalike në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Policia në Malishevë ka identifikuar e më pas arrestuar tre të dyshuar.Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë vjedhur shtylla metalike në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Lladroc”, tha zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha.

Sipas tij, pas intervistimit të të dyshuarëve është informuar Prokuroria.”të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Komuna e Rahovecit zgjatë orarin e punës

0

Rahoveci5-22Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme.

“Vendimi ndërlidhet me aktivitetet në kuadër të Muajit të mërgimtarëve, ndërsa zgjatja e orarit të punës ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve për mërgimtarët sa më mirë që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi për informim Qemajl Krasniqi.

Sipas tij, me orar të zgjatur do të punohet nga dita e hënë deri n të shtunën, nga ora 9:00 deri në 15:00.

“I gjithë ky përkushtim i punës bëhet për nder të ardhjes së mërgimtarëve për shkak të kohës së limituar që e kanë ata. Komuna do të mundohet që t’ju ofrojë shërbime sa me të mira, më cilësore dhe më të shpejta. Besojmë që me zgjatjen e orarit, respektivisht zgjatjen e ditëve të punës, mërgimtarët do të kenë mundësi që punët e tyre administrative t’i përfundojnë në kohën e duhur”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet administrative për një punë sa më efikase për mërgimtarët tanë./PrizrenPress.com/

Lagjja “Arbana” kërkon shtylla të reja elektrike

0

Shtylla elektrikeBanorët e lagjes “Arbana” në Prizren , kërkojnë vendosjen e shtyllave të reja elektrike.

Fjolla Gashi koordinatore “EC Ma Ndryshe” tha se kjo organizatë ka dërguar në KEDS kërkesën e banorëve të “Arbanës. “Në KEDS kemi dërguar kerëkesën e banorëve si dhe sigurimin e dokumenteve të mjaftueshme për ndërhyrje, siç janë fotografitë e bëra në terren të shtyllave të dëmtuara elektrike”, tha Gashi.

Sipas saj, kjo iniciativë e marrur nga “EC Ma Ndryshe” me mbështetjen e koorporatës energjetike KEDS, ka filluar të funksionojë.

“Dje për herë të parë në lagjen “Faik Çabrati” u bë vendosja e shtyllave të reja elektrike gjë që i gëzoi pa masë banorët e lagjes”, tregoi Gashi.

Sipas saj, ky bashkëpunim me KEDS-in do të vazhdojë edhe në lagjet tjera ku shtyllat e vjetra elektrike cënojnë sigurinë publike. /PrizrenPress.com/

Nuk akreditohen shkencat politike

0

Studentet kosovarStudimet e doktoratës në këtë departament kanë marrë notë negative nga eksperti që ka bërë vlerësimin, sipas rekomandimit të të cilit bordi i AKA-së dhe ka vendosur të mos e akreditojë në master dhe doktoratë, shkencat politike.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka shpërndarë vendimet e akreditimit për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë dhe atij privat, të cilat nuk i kanë kënaqur të gjithë aplikuesit (institucionet).

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka marrë goditjen më të madhe në drejtimin më të kërkuar të tij dhe në përgjithësi në UP, atë të shkencave politike. Studimet e doktoratës në këtë departament kanë marrë notë negative nga eksperti që ka bërë vlerësimin, sipas rekomandimit të të cilit bordi i AKA-së dhe ka vendosur të mos e akreditojë në master dhe doktoratë, shkencat politike.

Në këtë universitet janë akredituar mbi 12 programe të doktoratës gjatë këtij viti, që sipas krerëve të kësaj agjencie, vlerësohet si një përmirësim i kritereve nga UP-ja.

Megjithëkëtë, AKA-ja e sheh ende UP-në në sfidë me mungesën e laboratorëve, stafit jo adekuat (i cili duhet të ketë një biografi me hulumtime shkencore) dhe kurrikulën për të organizuar studimet e doktoratës, shkruan gazeta Zëri.

Në bazë të vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim pas shqyrtimit të raporteve të ekspertëve të vlerësimit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike nuk janë akredituar tri programe në doktoratë, Prodhimi dhe automatizimi, programi Termoteknikë dhe Termoenergjetikë, si dhe Konstruksione dhe Mekanizim, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës nuk është akredituar programi Konstruksion (PhD), në Fakultetin Filozofik nuk është akredituar Shkenca politike (PhD), po ashtu dhe masteri i këtij drejtimi,shkruan Tribuna

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) programet që janë akredituar janë: Biologjia e Organizmave dhe Ekologjia (PhD) dhe Kimi (PhD), kurse programet të cilat nuk janë akredituar në doktoratë janë Biologjia Molekulare dhe ajo e Qelizës (PhD) si dhe Optika e Mediumeve Izotropike (PhD). Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) janë akredituar programet Telekomunikacion (PhD), Shkenca Kompjuterike (PhD) dhe Automatikë (PhD), por nuk janë akredituar Elektronikë (PhD), Elektroenergjetikë industriale (PhD) dhe Sistemet elektroenergjetike (PhD).

Në Fakultetin e Mjekësisë janë akredituar katër programe në doktoratë Shëndeti Publik, Mjekësi Klinike, Mjekësi paraklinike dhe programi në Stomatologji. UP në këtë raund të akreditimit ka “humbur” shkencat politike, të cilave iu është dhënë akreditim vetëm në studimet bachelor. Me mosakreditimin e programit të doktoratës në shkenca politike, dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ka thënë për gazetën “Zëri” se pajtohet. Madje, sipas tij, bartësit e këtij programi në fakultet duhet të bëjnë përpjekje në të ardhmen për ta marrë akreditimin, por vetëm pasi që ta standardizojnë doktoratën.

Sipas Dugollit, duhet të ketë një qasje më specifike të programit të studimit në shkenca politike për doktoratë. Por, ai nuk ndan të njëjtin mendim për masterin e shkencave politike, që po ashtu nuk është akredituar. Dugolli hedh poshtë vërejtjen kryesore të ekspertëve se në këtë program kurrikula nuk është në nivel të kënaqshëm. Përkundrazi, ai tha se në këtë nivel janë përmbushur kriteret për akreditim.

Ndërsa, Arben Hajrullahu nga ky fakultet, i cili ka prezantuar programin e doktoratës para ekspertëve të agjencisë ka thënë se vlerësimi i këtyre ekspertëve të akreditimit ka qenë shumë real. Ai thekson se sikurse strukturat menaxhuese të fakultetit ashtu dhe ato të Rektoratit duhet të binden se pa resurse humane dhe financiare nuk duhet të hapen programe të reja studimi. Sipas tij fakulteti ka resurse humane, por jo adekuate për këtë program.

Latifi takohet me banorët e fshatit Pataqan i Ulët

0

latifi pateqanKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, debatin me qytetarë e  ka vazhduar në fshatin Pataqan i Ulët.Latifi tha se në këtë fshat janë zhvilluar disa aktivitete investuese.“Gjatë këtij viti ka pasur investime të shumta në tërë komunën. Rregullimi i rrugëve fushore në gjatësi rreth 2 km, ndërsa këtë vit do të trajtohet rruga kah arat e Haxhimuratit. Bujqit këtë vit kanë përfituar edhe nga subvencionimi i prodhimtarisë bujqësore të perimekulturës. Fondi që e kemi gjtur ka qenë 110 mijë euro, ndërsa tani kemi shumën prej 547 mijë euro. E dimë që kjo është pak, mirëpo nëse merret në konsideratë buxheti i viteve të kaluara  dhe mundësitë buxhetore të komunës, atëherë mund të themi se është bërë një ndryshim progresiv. Ne kemi dhënë për herë të parë mbështetje për perimet (specat), ndërsa kemi dhënë edhe pleh kimik për sipërfaqet me perime”, tha Latifi.

Sipas tij, në këtë fshat kanë përfituar 11 bujq. Po ashtu është  zgjidhur problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, pasi që rrjeti i ujësjellësit është legalizuar dhe përgjegjësinë për mirëmbajtje e ka kompania “Radoniqi”.

Latifi tha se asfaltimi i një rruge 780 metra në këtë fshat ka qenë një punë e mirë , mirëpo sipas tij, ujërat nëntokësore po ndikojnë që rruga të ketë disa qarje.

“Ne nuk do të rrimë pa vepruar dhe gropat do të mbulohen. Kanalizimi i ujërave të zeza ka hasur në vështirësi të mëdha, sepse kompania ka pasur telashe me burimet e veta financiare. Mirëpo, ne kemi ndërhyrë dhe e kemi detyruar kompaninë “Viacom” të ndërmarrë masa për përmbylljen me sukses të projektit. Kanalizimi do të përfundojë se shpejti. Po ashtu së shpejti do të nisin punimet në rregullimin e shtatë rrugëve me kuba betoni, ndërsa brenda dhjetë ditësh të nisin punimet. Kontrata do të jetë dyvjeçare, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj nëse në rrugët tuaja do të ketë gropa dhe baltë”, tha Latifi.

Sipas tij, e gjithë kontrata kap vlerën 217 mijë euro. “ Presim që vitin e ardhshëm i gjithë fshati do të ketë mundësi më të mëdha të qarkullimit rrugor.   Këto investime janë bërë në bazë të kërkesave tuaja nga viti i kaluar. Edhe këtë vit presim kontributin tuaj për të dhënë propozime konkrete për interesat tuaja vitale ose më të rëndësishme”,tha Latifi.

Banori Daut Mustafa, tha se rruga ku është punuar kanalizimi ka mbetur me baltë dhe nëse nuk ndërhyhet tani, atëherë gjatë dimrit rruga nuk do të jetë e kalueshme.

Edhe Agim Hoti, tha se 14 familje kanë mbetur të papërfshira në rrjetin e kanalizimit,  pasi që edhe lagjja jonë duhet të ketë kanalizim. “Ne e kemi instaluar vetë kanalizimin në gjatësi prej 500 metrash, mirëpo është bërë me cilësi të dobët”./PrizrenPress.com/

Polt: Beogradi duhet të jetë i qartë me serbët e veriut

0

poltIsh ambasadori amerikan në Serbi Michael Polt thotë se Beogradi duhet të jetë i qartë dhe i vendosur me serbët e veriut të Kosovës që veprime si ai i shpalljes së asamblesë komunale, nuk do të tolerohen dhe nuk do të kenë asnjë vlerë.

Polt tha për Zërin e Amerikës se udhëheqësit evropianë, duhet ta bëjnë plotësisht të qartë se Serbia nuk do të mund ta hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit, derisa të ketë garanci të plota se ajo nuk mund të vendosë veto mbi të ardhmen evropiane të Kosovës.