16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Latifi takohet me banorët e fshatit Pataqan i Ulët

latifi pateqanKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, debatin me qytetarë e  ka vazhduar në fshatin Pataqan i Ulët.Latifi tha se në këtë fshat janë zhvilluar disa aktivitete investuese.“Gjatë këtij viti ka pasur investime të shumta në tërë komunën. Rregullimi i rrugëve fushore në gjatësi rreth 2 km, ndërsa këtë vit do të trajtohet rruga kah arat e Haxhimuratit. Bujqit këtë vit kanë përfituar edhe nga subvencionimi i prodhimtarisë bujqësore të perimekulturës. Fondi që e kemi gjtur ka qenë 110 mijë euro, ndërsa tani kemi shumën prej 547 mijë euro. E dimë që kjo është pak, mirëpo nëse merret në konsideratë buxheti i viteve të kaluara  dhe mundësitë buxhetore të komunës, atëherë mund të themi se është bërë një ndryshim progresiv. Ne kemi dhënë për herë të parë mbështetje për perimet (specat), ndërsa kemi dhënë edhe pleh kimik për sipërfaqet me perime”, tha Latifi.

Sipas tij, në këtë fshat kanë përfituar 11 bujq. Po ashtu është  zgjidhur problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, pasi që rrjeti i ujësjellësit është legalizuar dhe përgjegjësinë për mirëmbajtje e ka kompania “Radoniqi”.

Latifi tha se asfaltimi i një rruge 780 metra në këtë fshat ka qenë një punë e mirë , mirëpo sipas tij, ujërat nëntokësore po ndikojnë që rruga të ketë disa qarje.

“Ne nuk do të rrimë pa vepruar dhe gropat do të mbulohen. Kanalizimi i ujërave të zeza ka hasur në vështirësi të mëdha, sepse kompania ka pasur telashe me burimet e veta financiare. Mirëpo, ne kemi ndërhyrë dhe e kemi detyruar kompaninë “Viacom” të ndërmarrë masa për përmbylljen me sukses të projektit. Kanalizimi do të përfundojë se shpejti. Po ashtu së shpejti do të nisin punimet në rregullimin e shtatë rrugëve me kuba betoni, ndërsa brenda dhjetë ditësh të nisin punimet. Kontrata do të jetë dyvjeçare, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj nëse në rrugët tuaja do të ketë gropa dhe baltë”, tha Latifi.

Sipas tij, e gjithë kontrata kap vlerën 217 mijë euro. “ Presim që vitin e ardhshëm i gjithë fshati do të ketë mundësi më të mëdha të qarkullimit rrugor.   Këto investime janë bërë në bazë të kërkesave tuaja nga viti i kaluar. Edhe këtë vit presim kontributin tuaj për të dhënë propozime konkrete për interesat tuaja vitale ose më të rëndësishme”,tha Latifi.

Banori Daut Mustafa, tha se rruga ku është punuar kanalizimi ka mbetur me baltë dhe nëse nuk ndërhyhet tani, atëherë gjatë dimrit rruga nuk do të jetë e kalueshme.

Edhe Agim Hoti, tha se 14 familje kanë mbetur të papërfshira në rrjetin e kanalizimit,  pasi që edhe lagjja jonë duhet të ketë kanalizim. “Ne e kemi instaluar vetë kanalizimin në gjatësi prej 500 metrash, mirëpo është bërë me cilësi të dobët”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” (FOTO)

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë”, sot në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova“ në Trudë...

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Lajmet e Fundit