36.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Nuk akreditohen shkencat politike

Studentet kosovarStudimet e doktoratës në këtë departament kanë marrë notë negative nga eksperti që ka bërë vlerësimin, sipas rekomandimit të të cilit bordi i AKA-së dhe ka vendosur të mos e akreditojë në master dhe doktoratë, shkencat politike.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka shpërndarë vendimet e akreditimit për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë dhe atij privat, të cilat nuk i kanë kënaqur të gjithë aplikuesit (institucionet).

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka marrë goditjen më të madhe në drejtimin më të kërkuar të tij dhe në përgjithësi në UP, atë të shkencave politike. Studimet e doktoratës në këtë departament kanë marrë notë negative nga eksperti që ka bërë vlerësimin, sipas rekomandimit të të cilit bordi i AKA-së dhe ka vendosur të mos e akreditojë në master dhe doktoratë, shkencat politike.

Në këtë universitet janë akredituar mbi 12 programe të doktoratës gjatë këtij viti, që sipas krerëve të kësaj agjencie, vlerësohet si një përmirësim i kritereve nga UP-ja.

Megjithëkëtë, AKA-ja e sheh ende UP-në në sfidë me mungesën e laboratorëve, stafit jo adekuat (i cili duhet të ketë një biografi me hulumtime shkencore) dhe kurrikulën për të organizuar studimet e doktoratës, shkruan gazeta Zëri.

Në bazë të vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim pas shqyrtimit të raporteve të ekspertëve të vlerësimit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike nuk janë akredituar tri programe në doktoratë, Prodhimi dhe automatizimi, programi Termoteknikë dhe Termoenergjetikë, si dhe Konstruksione dhe Mekanizim, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës nuk është akredituar programi Konstruksion (PhD), në Fakultetin Filozofik nuk është akredituar Shkenca politike (PhD), po ashtu dhe masteri i këtij drejtimi,shkruan Tribuna

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) programet që janë akredituar janë: Biologjia e Organizmave dhe Ekologjia (PhD) dhe Kimi (PhD), kurse programet të cilat nuk janë akredituar në doktoratë janë Biologjia Molekulare dhe ajo e Qelizës (PhD) si dhe Optika e Mediumeve Izotropike (PhD). Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) janë akredituar programet Telekomunikacion (PhD), Shkenca Kompjuterike (PhD) dhe Automatikë (PhD), por nuk janë akredituar Elektronikë (PhD), Elektroenergjetikë industriale (PhD) dhe Sistemet elektroenergjetike (PhD).

Në Fakultetin e Mjekësisë janë akredituar katër programe në doktoratë Shëndeti Publik, Mjekësi Klinike, Mjekësi paraklinike dhe programi në Stomatologji. UP në këtë raund të akreditimit ka “humbur” shkencat politike, të cilave iu është dhënë akreditim vetëm në studimet bachelor. Me mosakreditimin e programit të doktoratës në shkenca politike, dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ka thënë për gazetën “Zëri” se pajtohet. Madje, sipas tij, bartësit e këtij programi në fakultet duhet të bëjnë përpjekje në të ardhmen për ta marrë akreditimin, por vetëm pasi që ta standardizojnë doktoratën.

Sipas Dugollit, duhet të ketë një qasje më specifike të programit të studimit në shkenca politike për doktoratë. Por, ai nuk ndan të njëjtin mendim për masterin e shkencave politike, që po ashtu nuk është akredituar. Dugolli hedh poshtë vërejtjen kryesore të ekspertëve se në këtë program kurrikula nuk është në nivel të kënaqshëm. Përkundrazi, ai tha se në këtë nivel janë përmbushur kriteret për akreditim.

Ndërsa, Arben Hajrullahu nga ky fakultet, i cili ka prezantuar programin e doktoratës para ekspertëve të agjencisë ka thënë se vlerësimi i këtyre ekspertëve të akreditimit ka qenë shumë real. Ai thekson se sikurse strukturat menaxhuese të fakultetit ashtu dhe ato të Rektoratit duhet të binden se pa resurse humane dhe financiare nuk duhet të hapen programe të reja studimi. Sipas tij fakulteti ka resurse humane, por jo adekuate për këtë program.

Më Shumë

Ngordhin peshqit në një pishinë në Vërmicë – policia nis hetimet

Një person nga Vërmica e Prizrenit ka njoftuar policinë se në pishinën e tij kanë ngordhur peshqit, shkruan PrizrenPress Lidhur me rastin përveç njësive të...

Në gjendje të dehur i sulmon dy gra në Prizren, arrestohet i dyshuari

Të shtunën gjatë mesnatës një burrë i dehur i ka sulmuar fizikisht dy gra në Prizren. Sipas raportit të policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa...

Lajmet e Fundit