Komuna e Rahovecit zgjatë orarin e punës

Rahoveci5-22Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme.

“Vendimi ndërlidhet me aktivitetet në kuadër të Muajit të mërgimtarëve, ndërsa zgjatja e orarit të punës ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve për mërgimtarët sa më mirë që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi për informim Qemajl Krasniqi.

Sipas tij, me orar të zgjatur do të punohet nga dita e hënë deri n të shtunën, nga ora 9:00 deri në 15:00.

“I gjithë ky përkushtim i punës bëhet për nder të ardhjes së mërgimtarëve për shkak të kohës së limituar që e kanë ata. Komuna do të mundohet që t’ju ofrojë shërbime sa me të mira, më cilësore dhe më të shpejta. Besojmë që me zgjatjen e orarit, respektivisht zgjatjen e ditëve të punës, mërgimtarët do të kenë mundësi që punët e tyre administrative t’i përfundojnë në kohën e duhur”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet administrative për një punë sa më efikase për mërgimtarët tanë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit