8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 9131

Daka: Do t’ia dalim në veri

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është e vetëdijshme se nuk do ta kenë të lehtë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri, por është shprehur e bindur se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të rezultojnë me sukses.

Ajo ka thënë se qytetarët serbë në veri nuk kanë arsye të mos dalin në zgjedhje, pas është krijuar një klimë e mirë për arritjen e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve fqinjësore.

Daka ka thënë për Epoka e Re se brenda tre-katër ditëve do të arrihet marrëveshja me OSBE-në për ta ndihmuar procesin e zgjedhjeve enë veri.

Ashton vjen të mërkurën në Prishtinë

0

Thaci-Ashton-Dacic5-22Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton do të udhëtojë të martën në Beograd, ku do të takohet me krerët e Serbisë, me të cilët do të bisedojë për përparimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Një ditë më vonë Ashton do të vijë për vizitë edhe në Prishtinë.“E mirëpres vazhdimin e bisedimeve me liderët serbë dhe kosovarë, në mënyrë që të çojmë para dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash”, ka thënë Ashton,trasmeton Telegrafi

Në kabinetin e saj, të hënën, më 8 korrik do të mbahet raundi i 13-të i dialogut mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

VV, letër Kerryt: Palaço janë të tjerët, jo ne

0

Vetevendosje, logoZëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker, duke komentuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se palaçot duhet të din se ato veprime nuk janë të mira për vendin.
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke komentuar këtë deklaratë, ka thënë se ky epitet u takon subjekteve tjera.

“Jo të gjithë anëtarëve të atyre subjekteve, por atyre që ndërrojnë qëndrimin brenda dite”, ka thënë Molliqaj për Klan Kosova.

Sipas tij, javën tjetër VV do t’i dërgojë një letër Sekretarit John Kerry.

“Është kjo një gjuhë jodemokratike. Nuk ndërtohet autoriteti amerikan mbi ofendimin e një subjekti politik”, ka thënë Molliqaj.

Naser Bresa zgjedhet kryetar i AKR-së në Prizren

0

BresaProfesor Naser Bresa, është zgjedhur kryetar i Degës së AKR-së në Prizren. Pas marrjes së pozitës së kryetarit, Bresa premtoi se do të angazhohet që AKR-ja të jetë forcë kryesore politike në Prizren. “ I falenderoj të gjithë ata që ma dhanë besimin që unë ta drejtoj AKR-në në Prizren”, tha Bresa.

Ai tha se AKR-ja në Prizren, do të angazhohet që të gjithë qytetarët të ndihen shumë më të dinjitetshëm, ashtu siç edhe meritojnë.

Kryetari Bresa tha se nga data 5 maj 2013, AKR-ja në Prizren ka organizuar mbi 200 takime individuale dhe grupore në tërë territorin e Prizrenit. “ Në të gjitha lokacionet, jemi pritur jashtëzakonisht mirë”, tha Bresa. Ai tregoi se gjatë kësaj kohe, poashtu AKR-ja ka arritur të formojë 22 nëndegë të tjera në qytet dhe fshatra./PrizrenPress.com/

Berisha : PDK-ja po manipulon me tenderë, por humbjen ka të sigurt në nëntor

0

Zafir Berisha 1Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha ka akuzuar pushtetin lokal të Prizrenit, se me anë të hapjes së tenderëve, po tenton të manipulojë me qytetarët. Ai tha se PDK-ja me taksat e qytetarëve është duke u munduar t’i ruajë votat tashmë të humbura.

“Hapja tenderëve këto ditë nga partia në pushtet është vazhdimësi e lojës me buxhet për mashtrim të qytetarëve për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo lojë e partisë është e rrezikshme për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve të Prizrenit. “Këtu ka disa të meta, sepse së pari hapen tenderët e veçanërisht në infrastrukturë pa zotime të mjaftueshme financiare, që është në kundërshtim me ligjin e Prokurorimit”, tha Berisha.

Ekzekutivi i Prizrenit, ka marrë vendim që të lejojë shpalljen e tenderëve për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Raguza”,“Hajdar Shala” dhe “Skender Latifi” në Prizren, ndërtimin e rrugës në fshatin Nashec-Lagjja Gutaj, ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Jabllanicë, ndërtimin e rrugës “Salajdin Berisha 3,4”, rruga “Beamir Memaj”, ”Emin Abazi-1”,”Elbasani-1”, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit si dhe rrugët lokale në fshatrat “Gjonaj dhe Kushnin-Has”.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha se tenderët po hapen pa planifikim, dhe investimet do të behën “shkel e shko”.

“E keqja më e madhe është se tenderët që po hapen po dëmtojnë firmat të cilat po marrin punët, sepse mjetet nuk janë të zotuara sic është rasti me rrugën e fshatit Paslisht, ku projekti kushton 340 mijë ero, ndërsa firmës nuk i janë lëshuar 30 mijë ero”, tha Berisha .

Sipas tij, ky pushtet i ka dëmtuar në masë të madhe firmat e ndërtimit, pikërisht për shkak hapjes së tenderëve pa zotimin e mjeteve. “ Përveç firmave po dëmtohen edhe punëtorët të cilët punojnë, sepse në mungesë të mjeteve nuk marrinë paga nga frirmat që tashmë ky pushtet i ka futur në kolaps”, tha Berisha.

Sipas tij, punimet e fundit janë duke u realizuar në ato zona ku pushteti lokal mundohet ti ruajë votat. “Ka vendbanime që edhe oborret janë në gjendje me ua shtruar me qëllimin manipulimi “, tha Berisha.

Qytetarët e Prizrenit, sipas tij, tashmë e kanë kuptuar politikën e partisë në pushtet. “Me 3 nëntor qytetarët do t’i japin fund këtyre manipulimeve dhe krimit të organizuar që është instaluar në pushtet”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

 

Mustafa, nesër viziton Prizrenin

0

IsaMustafa-LDKLideri i LDK-së, Isa Mustafa , do të qëndrojë të shtunën në Prizren. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi njofton se Mustafa do të marrë pjesë në taimin e anëtarëisisë së Korishës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren,të shtunën me 6 korrik në orën 19 e 30 organizon takim me anëtarësinë e Rajonit të Korishës. Takimi mbahet në shkollën e fshatit Korishë. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, dhe zyrtarë të tjerë të lartë partiak nga Qendra dhe nga Dega e LDK-së në Prizren”, njoftoi Gashi./PrizrenPress.com/

 

Festivali Ballkanik i Ohrit pa shqiptarë

0

Festivali Ballkanik i OhritFestivali i 52 tradicional Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore, që tradicionalisht mbahet në Ohër, edhe këtë vit nga data 6-11 korrik, në skenën e Sarajit të poshtëm, do të grumbullojë ansamble dhe grupe nga shumë vende të botës, ndërsa janë anashkaluar ansamblet dhe grupet dhe ansamblet shqiptare nga Maqedonia por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Organizator dhe realizues i këtij festivali ndërkombëtar është Qendra për Kulturë në Ohër, me mbështetjen financiare të Ministrisë së kulturës, nën patronatin e Kuvendit të Maqedonisë, ndaj dhe hapjen solemne do ta bëjë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Sipas drejtoreshës së Qendrës për Kulturë në Ohër, Dragana Boceska: “Sivjet, ngjashëm edhe me vitet tjera, do të ketë një program të pasur me karakter internacional me pjesëmarrje të patjetërsueshme të vendeve ballkanike dhe evropiane me një numër të konsideruar të pjesëmarrësve, që dëshmon për karakterin internacional të këtij festivali”, transmeton INA.

Në edicionin e sivjetmë të këtij festival janë ftuar dhe do të marrin pjesë ansamblet: “Osijek” nga Kroacia, “Abant Izet Bejsal” nga Turqia, “Svetozar Markoviq” nga Serbia, “Zllatica” nga Bullgaria, “Marboleni” nga Spanja, “Proleter” nga Bosnjë e Hercegovina, “Triccele” nga Italia, “Zora” nga Hungaria, “Kurpianka” nga Polonia dhe “Nikolla Jankov Vapcarov” nga Maqedonia. Poashtu në këtë festival do të paraqiten edhe dy shoqëri-ansamble nga Ohri: “Biseri” dhe “Oteks” si dhe shoqëria kulturore “Ilinden” nga Velgoshti.

Shikuar nga vendet pjesëmarrëse, bie në sy se Shqipëria dhe nga Kosova, si vende ballkanike, nuk janë ftuar dhe nuk marrin pjesë në këtë festival dhe sido që të jetë, në këtë festival nuk do të ketë asnjë ansambël shqiptar, përkundër faktit se dita ditës e më shumë intensifikohen dhe avancohen marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë me Shqipërinë dhe Kosovën, për bashkëpunim në të gjitha fushat e sidomos në kulturë.

Reeker kritikon ashpër Vetëvendosjen

0

PhilipReeker-SHBAZëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka adresuar kritika ta ashpra në adresë ët Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për pengimin e proceseve, pengim të punës së institucioneve dhe punës së diplomatëve (duke adresuar incidentin me ambasadoren Tracy Ann Jackobson).

Këto komente, Reeker i ka bërë gjatë një konference për gazetar i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, gjatë vizitës që po i bën Kosovës, me ç’rast edhe po zhvillon takime me udhëheqësit vendas, përpos atyre të Vetëvendosjes, transmeton Rel .

Reeker ka porositur Vetëvendosjen dhe të gjithë ata që si ka thënë ai “kanë sjellje të palaçove” të kenë parasysh se ai, ambasadorja Jackobson apo cilido diplomat tjetër amerikan nuk përfaqësojnë vetveten, por shtetin amerikan dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara.

“’Palaçot’ që duan të luajnë dhe të jenë të dhunshëm duhet të mendohen dy herë për veprimet e tyre për të ardhmen e vendit të tyre”, ka thënë Reeker, transmeton REL, duke i porositur tutje që sjellje të tilla nuk i takojnë shekullit XXI.

Kritikat e diplomatit amerikan pasuan protestat e fundit të Vetëvendosjes për pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë – Serbi, gjatë ë cilave u pengua edhe ambasadorja amerikane të hynte në ndërtesën e parlamentit, ndërkaq në një rast ajo edhe pësoi një lëndim të lehtë.

Reeker tha se kush u kundërvihet këtyre proceseve, siç është edhe Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Radikalizmi po e ngufatë Vetëvendosjen

0

AlmaLama-VVLetër e hapur votuesve të mi
Shkruan: Alma Lama

 
Të dashur votues,

Kam vendosur t’ju drejtohem të gjithëve ju, që kur u afruat pranë kutive të votimit, në zgjedhjet e vitit 2010, në mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakësoi pikërisht numrin që përkonte me këtë emër.

Ju drejtohem sepse në një shoqëri demokratike, të vetmit që japin legjitimitet demokratik, janë pikërisht votuesit, pjesë e sovranit që quhet popull. Vetëm ju mund t’i jepni mundësinë dikujt t’ju përfaqësojë, të bëhet zëri juaj.

Ndihem e privilegjuar që ma dhatë mundësinë të bëhem pjesë e Kuvendit të Kosovës, institucionit më të lartë në vend dhe jam e vetëdijshme çdo çast për përgjegjësinë e madhe që kam marrë mbi supe.
Me një vetëdije të tillë, jam përpjekur të jem zëri juaj, zëri i mijëra njerëzve që e dëshironi një Kosovë të ndryshme nga ajo që është sot, që dëshironi një shtet më të fortë, më demokratik, një shtet që kujdeset për ju, që respekton e garanton liritë tuaja, që i respekton miqtë që na dolën në krah, atëherë kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbërja.

Po ju drejtohem ju sepse jeni të vetmit që ndjej obligim t’ju shpjegoj situatatën e krijuar përreth meje dhe subjektit politik ku bëj pjesë.

Në tetor të vitit 2010 iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me dëshirën dhe vullnetin më të mirë për të dhënë kontributin tim për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë në shtetin e Kosovës.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me besimin e plotë se vetëm në këtë subjekt mund të punoja për çuar përpara ëndrrën tonë të përbashkët për bashkim kombëtar.

Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! pa pasur as dyshimin më të vogël se kjo organizatë do bënte çmos për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, atëherë kur ndonjë gjarpër i pabesë do të tentonte të na futej në gjirin tonë për të na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siç na ka ndodhur shpesh përgjatë historisë.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me bindjen e plotë se kjo do të ishte gjeneratori i moderimit të shoqërisë, i instalimit të kulturës demokratike përendimore, që do ta dërrmonte politikën klienteliste, klanore e të errët që sot po e mban peng politikën dhe vetë jetën.

Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse i besova programit të saj.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse kam besuar se vërtete kjo lëvizje do t’i kthejë politikës moralin e munguar.

Sot, pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që jam pjesë e këtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica e koncepteve dhe parimeve që permenda më lart, janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që kompromentojnë çfarëdolloj qëllimi të mirë.

Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetevendosjes!

Qytetarët e Kosovës kanë kaluar nëpër periudha shumë të dhimbshme të dhunës së imponuar, plagët janë ende të hapura, dhe unë mendoj se riciklimi i saj, në çfarëdolloj niveli apo intensiteti, qoftë edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarëve, as demokracisë, as imazhit të Kosovës, as interesit kombëtar.

Përdorimi i dhunës si mjet për arritjen e synimeve politike, nuk ka qenë pjesë të programit të Lëvizjes, por kjo po ndodh në praktikë gjithnjë e më shpesh. Asnjë forcë serioze nuk mund të ecë përpra duke u bazuar në këtë mjet. Mjeti i gabuar degradon vetë qëllimin.

I kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme këto brenga dhe qëndrime të mia brenda Lëvizjes, kam kërkuar me ngulm që të respektojmë rregullat e lojës demokratike, të respektojmë institucionet dhe ligjin, por për fat të keq zëri im nuk është dëgjuar, ka qenë vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janë vetëm nuance e së njejtës ngjyrë.

Kam shpresuar gjatë gjithë kësaj kohe se gjërat do të ndryshojnë me jetën institucionale, që kjo do të sillte edhe pjekurinë politike. Mirëpo kjo nuk po ndodh, përkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita në ditë. Jemi dëshmitarë të gjithë të asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës; në tentativën për të ndaluar deputetët të hyjnë në Kuvend, në trajtimin jodiplomatik që iu bë ambasadores së vendit që është mbështetësi më i madh, i lirisë dhe pavaresisë së shtetit të Kosovës; në përleshjet e vazhdueshme me policinë me qëllimin për të prodhuar konflikt; në polarizimin e skajshëm të shoqërisë.

Unë nuk mund të pajtohem me këto sjellje, nuk mund t’i mbështes. Janë plotësisht në kundërshtim me bindjet e mia.

Nuk pajtohem me politikat e qeverisë aktuale, kam qenë dhe jam kritikuese e ashpër e praktikave korruptive të qeverisjes, e dështimit në bisedime me Serbinë, e dhënies së autonomisë për serbët në veri. Vota ime ka shkuar kundër të gjitha këtyre vendimeve, por nuk mund të pajtohem kurrsesi që sjellja irracionale të zëvendësojë racionalen, që dhuna të zëvendësojë argumentet, që polarizimi i shoqërisë të zëvendësojë tolerancën, dhe të gjitha këto sjellje të dëmshme, aspak të mos e ndryshojnë realitetin e kritikuar. Përkundrazi, thjesht po e legjitimojnë qeverisjen e korruptuar, e cila për ironi, shpesh bëjnë të duket më e moderuar.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, kam kuptuar se nuk janë vetëm metodat me të cilat unë nuk pajtohem, por janë edhe vetë konceptet ideologjike të Lëvizjes Vetëvendosje!. Unë jam për demokraci liberale, për respektimin e lirisë së individit, të sferës private, për lirinë e tregut, jam për korigjimin dhe përmirësimin e përditshëm të sistemit demokratik, jo për ideologji të tjera dhe ndryshime radikale të cilat do të mund të kishin pasoja fatale.

Të dashur votues,

Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellësisht e zhgënjyer nga qëndrimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje! në lidhje me fenë dhe raportin me identitetin tonë kombëtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftë edhe për arsye pragmatike siç është vota, për mua është joparimor dhe për pasojë i papranueshëm. Janë disa arsye të fuqishme që më shtyjnë drejt këtij qëndrimi por më kryesorja sepse jam e bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës përendimore. Këto rryma në fund të ditës, mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak.

Çfarëdo tendence për të keqinterpretuar fjalën time dhe qendrimet e mia publike në lidhje me fenë islame në përgjithësi, ka qenë një luftë speciale e grupacioneve të caktuara politike, të cilët i shoqëruan me kërcënime, linçim publik dhe me fyerjet më të ulëta që iu është bërë ndonjëherë grave shqiptare. Jam ndjerë e shokuar nga niveli i këtij diskursi.

Prandaj të heshtesh apo me vetëdije të mbash qëndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve të tilla, që kërcënojnë, prodhojnë gjuhën e urrejtjes, linçimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, që bëjnë diversion kombëtar, për mendimin tim është e pajustifikueshme.

Për mua pra kjo është një çështje që ndan dy botë, është një zgjedhje mes errësirës dhe dritës, prandaj dhe pozicionimi im është i pakompromis me këdo dhe kurdo.

Për mua tashmë kjo është edhe një çështje e dinjitetit personal.

E kam të qartë se politika ndërtohet mbi kompromise por një devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lëvizjes për mua ka qenë i papërfytyrueshëm.

Të dashur votues,

Për shkak të këtyre qëndrimeve të shpjeguara më lart, por dhe shumë çështjeve të tjera shumë të rëndësishme , të cilat nuk do t’i rendis në këto radhë, mua më është bërë i pamundur qëndrimi i mëtejshëm në Lëvizjen Vetëvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve të LVV janë fondamentale; qëndrimet për çështjet më të rëndësishme nacionale nuk përputhen dhe metodat për të arritur synimet politike, janë të papajtueshme mes nesh.

Shpreh keqardhjen e thellë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur, në drejtimin në të cilin unë besoja kur iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje!, me vullnetin më të mirë që nëpërmjet saj të jepja kontributin për vendin dhe shoqërinë.

Mandatin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës tani e tutje do ta përmbush jashtë grupit parlamentar. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend, deri në fund të mandatit, duke punuar më përkushtim dhe aktivizëm në interes të vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për demokraci dhe bashkimin të kombit.

Me respekt
Alma Lama

Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet kryesor

0

Thaci7-05Kryeministri i Hashim Thaçi ka thënë se sot në takimin e Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave se pavarësisht zhvillimeve rreth marrëveshjes me Serbinë procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet kryesor për qeverinë.

Kreu i ekzekutivit kosovar u ka kërkuar më shumë angazhim anëtarëve të kabinetit të tij dhe gjithë segmenteve të kyçura në obligimet që dalin në udhërrëfyesin për liberalizmin vizave .

Në takimin e karakterit diskutues për paketën legjislative që lidhet me liberalizmin e vizave kryeministri Thaçi ka thënë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Ai ka thënë se Kosova ene nuk është në pikën ku dëshiron të jetë në këtë proces dhe për këtë arsye ka kërkuar të mos ketë situata lodhje apo relaksimi

Kryeministri ka kërkuar intensifikim përpjekjesh dhe ka shprehur optimizëm se kosovarët së shpejti do të kalojnë në Listën e Bardhë të Shengenit.

Autoritet e BE-së së fundi kanë kërkuar nga institucionet vendore hapa më të shpejt në finalizimin e aktet ligjore, nënligjore dhe strategjitë e nevojshme për të përmbyllur pakon Legjislative.