11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Festivali Ballkanik i Ohrit pa shqiptarë

Festivali Ballkanik i OhritFestivali i 52 tradicional Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore, që tradicionalisht mbahet në Ohër, edhe këtë vit nga data 6-11 korrik, në skenën e Sarajit të poshtëm, do të grumbullojë ansamble dhe grupe nga shumë vende të botës, ndërsa janë anashkaluar ansamblet dhe grupet dhe ansamblet shqiptare nga Maqedonia por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Organizator dhe realizues i këtij festivali ndërkombëtar është Qendra për Kulturë në Ohër, me mbështetjen financiare të Ministrisë së kulturës, nën patronatin e Kuvendit të Maqedonisë, ndaj dhe hapjen solemne do ta bëjë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Sipas drejtoreshës së Qendrës për Kulturë në Ohër, Dragana Boceska: “Sivjet, ngjashëm edhe me vitet tjera, do të ketë një program të pasur me karakter internacional me pjesëmarrje të patjetërsueshme të vendeve ballkanike dhe evropiane me një numër të konsideruar të pjesëmarrësve, që dëshmon për karakterin internacional të këtij festivali”, transmeton INA.

Në edicionin e sivjetmë të këtij festival janë ftuar dhe do të marrin pjesë ansamblet: “Osijek” nga Kroacia, “Abant Izet Bejsal” nga Turqia, “Svetozar Markoviq” nga Serbia, “Zllatica” nga Bullgaria, “Marboleni” nga Spanja, “Proleter” nga Bosnjë e Hercegovina, “Triccele” nga Italia, “Zora” nga Hungaria, “Kurpianka” nga Polonia dhe “Nikolla Jankov Vapcarov” nga Maqedonia. Poashtu në këtë festival do të paraqiten edhe dy shoqëri-ansamble nga Ohri: “Biseri” dhe “Oteks” si dhe shoqëria kulturore “Ilinden” nga Velgoshti.

Shikuar nga vendet pjesëmarrëse, bie në sy se Shqipëria dhe nga Kosova, si vende ballkanike, nuk janë ftuar dhe nuk marrin pjesë në këtë festival dhe sido që të jetë, në këtë festival nuk do të ketë asnjë ansambël shqiptar, përkundër faktit se dita ditës e më shumë intensifikohen dhe avancohen marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë me Shqipërinë dhe Kosovën, për bashkëpunim në të gjitha fushat e sidomos në kulturë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit