7.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni arrestohet nga autoritetet serbe në Merdar

Hasan Dakaj nga Prizreni, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se është autorizuar nga familja Dakaj që t’i mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre.

Ai tutje ka bërë të ditur se Dakaj është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë dhe sipas tij, arsyeja e vetme është se i njëjti ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Sot jam autorizuar nga familja Dakaj nga Prizreni që të mbroj të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qenë pjesëtar i UÇK-së është arrestuar në Merdar rreth orës 09:00 të mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tutje ka thënë se familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi që sipas informacioneve të para, familjari i tyre nga policia serbe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Kushumli dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike.

“Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës Hasan Dakaj, i arrestuar sot në mëngjes në Merdar nga policia serbe vetëm pse ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së”.

“Si avokat i familjes Dakaj i bëj thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike, të kërkojë lirimin e Hasan Dakaj dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim”, ka shkruar avokati. /Telegrafi/

Më Shumë

Shpërthim dhe zjarr në një shtyllë elektrike në Prizren, pa të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, në lagjen 'Xhemil Doda', në zonën e Shatërvanit, pasi paraprakisht është dëgjuar...

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Lajmet e Fundit