6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

10 deri në 20 të akuzuar për raportin e Martyt

ushtar i UCKEprorë dhe ushtarë të UÇK-së nga zona e Drenicës dhe Dukagjinit, si dhe pjesëtarë të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë operuar në Rahovec do të përballen prej janarit të vitit të ardhshëm me disa akuza që do të ngritën nga Task Forca Speciale e Hetimeve dhe që do të trajtohen nga Gjykata Speciale për Krime Lufte.

Kryeprokurori amerikan Clint Williamson, që po i heton pretendimet e raportit të Dick Martyt, është afër përmbylljes së hetimeve trevjeçare, kanë bërë të ditur burime të gazetës.
Hetimet kanë rezultuar se nuk ka prova për të dëshmuar dyshimin më të rëndë që kishte bërë në një raport për Këshillin e Evropës ish senatori zviceran Dick Marty. Ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë trafikim organesh.

Kësisoj do të hidhet poshtë “drama e shtëpisë së verdhë” që ka ndjekur për vite të tëra imazhin e Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Megjithatë, gjatë hetimeve, janë gjetur prova për disa krime të kryera nga ish pjesëtarët e kësaj guerile menjëherë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së. Dhjetë deri në njëzet pjesëtarë të UÇK-së pritet që të jenë të akuzuar në tri akuza që do të ngritën menjëherë pasi që të jetë funksionalizuar Gjykata Speciale./Tribuna/

Më Shumë

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Lajmet e Fundit