3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

10 muaj burgim efektiv për ish-drejtorin e Administratës në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Ilir Baldedaj,  duke e dënuar me 10 muaj burgim efektiv dhe si dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në administrate ose shërbime publike në afat prej 2 vite.

Shpallja e aktgjykimit u bë të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Baldedaj obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 200 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.

Ndryshe, sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Xheladin Osmani, më 15 janar 2021, i akuzuari Ilir Baldedaj ishte shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për çka ishte dënuar me 10 muaj burgim efektiv, mirëpo Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 21 gusht 2019, i pandehuri Ilir Baldedaj, akuzohej për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Baldedaj, akuzohej se më 13 maj 2018 e deri më 22 maj 2018, në cilësinë e personit zyrtar si drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka bërë shpërndarjen e pasurisë jofinanciare, laptopë dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Baldedaj ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jofinanciare në organizata buxhetore.

Në aktakuzë thuhet se për tre laptopë të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime i akuzuari, buxhetit të shtetit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 19 mijë e 350 euro.

Ndryshe, Ilir Baldedaj edhe në një rast tjetër akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai më 25 maj të vitit 2018, si ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, në rastin ku akuzohej se gjatë periudhës gusht 2015 – dhjetor 2016, duke vepruar në cilësinë e drejtorit të Administratës Komunale të Prizrenit, ka lidhur kontrata në mënyrë të paligjshme me tri televizione lokale për të reklamuar shërbimet komunale. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Moti për sot me vranësira dhe reshje bore, minimalja minus 2 gradë Celsius

Vikendi pritet të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës bën të ditur se të shtunën moti është kryesisht i vranët dhe me...

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Lajmet e Fundit