4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

11 vjeçari në Prizren: U thera me thikë me qëllim

Një 11 vjeçar është therur me thikë mbrëmë nga një 14-vjeçar në Reçan të Prizrenit dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Fëmija u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim, ndërkohë policia ka intervistuar të dyshuarin dhe disa dëshmitarë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se pasi Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka intervistuar prindin e fëmijët.
Sipas tij, i dyshuari e ka goditur aksidentalisht djalin e tij dhe se nuk ka pasur qëllim tjetër. Por ndryshe nga babai ka deklaruar vet viktima. 11-vjeçari u ka thënë zyrtarëve policorë se miku i tij e ka ther me qëllim në qafë dhe i ka shkaktuar lëndime.

Motivet e rastit ende nuk dihen, teksa policia s’ka arritur ta gjejë as mjetin e mprehtë që është përdorur. I dyshuari ka deklaruar para hetuesve se e ka hedhur në një lumë thikën, pasi e ka therur të miturin 11-vjeçari.

Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për lëndim të rëndë trupor, ndërkohë që viktima po merr tretman mjekësor në spital.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur të miturit posedojnë mjete të mprehta, dukuri kjo në rritje dhe mjaft shqetësuese.

 

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Fisnik Rugova, MVP i javës

ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante, ku nuk ka favoritë dhe dallimi mes skuadrave është shumë i vogël, ku vendi i...

Lajmet e Fundit