5.8 C
Prizren
E premte, 7 Tetor, 2022

Kërkohet paraburgim ndaj pesë zyrtarëve komunalë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar të martën, caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër pesë të pandehurve për shkak dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Marketing



Bëhu pjesë e objektit më EKSKLUSIV në zemër të Prizrenit.
Ka filluar shitja e banesave dhe lokaleve në objektin “PARKU” me një lokacion të përkryer pranë gjelbërimit.
?+383 44 128 112
/Sponsorizuar/
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtmePërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
————————————————————————————–

Sipas kërkesës së prokurorisë, të pandehurit si persona zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetrin, apo edhe që t’u shkaktojnë dëme personave të tjerë.

“Që nga fillimi i muajit dhjetor 2021 e deri më 25.07.2022, i pandehuri C.C., ish-koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim në Komunën e Prizrenit, e pandehura I.R., menaxhere e Zyrës për Komunitete dhe Kthime në Komunën e Prizrenit, i pandehuri A.I., zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit, i pandehuri R.D., zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit dhe i pandehuri Sh.A., drejtor i Ndërmarrjes “B-A.” Sh.P.K, me seli në fshatin Zhur -Komuna e Prizrenit, bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, ‘Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit’, përfituesve për furnizim me material ndërtimor – të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor, ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13.283 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit po ashtu, në dokumentin zyrtar kanë shënuar të dhëna të rreme ose nuk i kanë shënuar të dhënat e duhura.

 

Më Shumë

Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

Qeveria e Kosovës nuk i ka procesuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut. Kryetari i Sindikatës...

Anulohet lufta në mes të Joshuas dhe Furyt: Promovuesi Heran jep detajet

Eddie Hearn ka deklaruar se ndeshja e propozuar mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt është anuluar. Një ndeshje ëndrrash mes dy peshave të rënda britanike...

Vdekja e turpit!

Lajmet e Fundit