4.4 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik, ndërkaq një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes.

Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005./KP

 

Më Shumë

Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për shkelje të të drejtave

Pa ushqim e pa ujë thonë se mbetën për disa orë, të ndaluarit për dallavere me vota në komunën e Prizrenit. Madje në korridorin...

Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të të dyshuarve për manipulim me vota në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka vazhduar të enjten aksionin kundër të dyshuarve lidhur me manipulimet me vota. Prokuroria ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë...

Lajmet e Fundit