9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

125 vendime në 100 ditët e Qeverisë Kurti

Në 100 ditët e para të Qeverisë Kurti, 49 prej të cilave ishte në detyrë, janë nxjerr 125 vendime.

Bazuar në hulumtimin e vendimeve të marra, 23 prej tyre ose 18.4 për qind kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19, ndërkohë që 102 ose 81.6 për qind kanë të bëjnë me çështje tjera.

Numri më i madh i vendimeve është marrë me propozim të ministrave që vijnë nga VV-ja, gjithsej 115 përfshirë Zyrën e Kryeministrit, ndërkohë me propozim të ministrave të LDK-së janë marrë 9 vendime. Nga radhët e komuniteteve joshumicë vetëm Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka kontribuar me një propozim.

Më së shumti inicime për vendime ka pasur nga Ministria e Financave dhe Transfereve, 39 që kryesisht ndërlidhen me Pakon Emergjente shkaku i pandemisë COVID-19. Më pas vjen Zyra e Kryeministrit me 26 propozime e pasuar nga Ministria e Shëndetësisë me 11. Propozimet e ministrive tjera veç e veç nuk janë dyshifrore.

Janë edhe katër ministri pa asnjë propozim, ndërkohë dy të tjera me nga një.

Qeveria Kurti është në detyrë, pasi në ditën e saj të 51-të u rrëzua me mocion mosbesimi, më 25 mars.

Kryeministri në detyrë Kurti, në mbledhjen për 100 ditët e menaxhimit të tij, lavdëroi të gjithë ministrat për punën e bërë.

Iniciuesit e vendimeve:

  • Ministria e Financave dhe Transfereve: 39 propozime
  • Zyra e Kryeministrit: 26 propozime
  • Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike: 20 propozime
  • Ministria e Shëndetësisë: 11 propozime
  • Ministria e Drejtësisë: 8 propozime
  • Ministria e Integrimeve Evropiane: 5 propozime
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit:: 4 propozime
  • Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit: 4 propozime
  • Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike: 3 propozime
  • Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës: 3 propozime
  • Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal: 1 propozim
  • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: 1 propozim
  • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: asnjë
  • Ministria e Mbrojtjes: asnjë
  • Ministria e Zhvillimit Rajonal: asnjë
  • Ministria për Kthim dhe Komunitete: asnjë

/KOHA/

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit