3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

129 rastet e reja me Covid-19, Krasniqi: Shifër alarmante, të barten maskat dhe të ruhet distanca

Në Kosovë, sot janë shfaqur 129 raste të reja me Covid-19, ku 46 prej tyre janë në Komunën e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Kjo shifër e rasteve të reja është alarmante për Infektologun Valbon Krasniqi, i cili për klankosova.tv bëri thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e ekspertëve me bartjen e maskave dhe respektimin e distancës.

“Sigurisht kjo është një shifër alarmante, jo vetëm gjatë ditës sotme por qe 10 ditë kemi një numër të madh të shtimit të rasteve, kjo mundet të jetë edhe si pakujdesi e qytetarëve në sjelljet dhe veprimet e tyre karshi situatës aktuale”.

“Si një profesionist vazhdojë të them që të kenë kujdes të gjithë me bartjen e maskave duhet të jenë obligative, të ruhet distanca dhe të shmangen grumbullimet”.

“Institucionet duhet të rishikojnë çështjen e masave dhe hapat e mëtejshëm”, ka thënë Krasniqi për klankosova.tv.

Më Shumë

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Lajmet e Fundit