3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

14 të lënduar me fishekzjarre në Prizren

dora e lenduarFesta e Vitit të Ri nuk ka kaluar pa të lënduar edhe në Prizren. Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj,tha se gjatë ndërrimit të viteve ndihmë mjekësore kanë kërkuar 63 pacientë.

“ Në kujdestarinë e festës së Vitit të Ri, tek ne janë paraqitur 63 pacientë me patologji të ndryshme”.

Sipas tij, të lënduarit janë të moshave të ndryshme. “Të gjithë të lënduarit janë të gjinisë mashkullore”, tha Hulaj për “PrizrenPress.com”.

“Deri në këto momente 14 pacientë janë lënduar me fishekzjarre”.

“Janë bërë edhe 2 hospitalizime në Repartin e Ortopedisë dhe një i lënduar me armë zjarri është transferuar në QKUK për trajtim të mjekësor”

Në Emergjencën e Prizrenit, gjatë ndërrimit të viteve janë trajtuar edhe gjashtë pacientë të cilët ishin përfshirë në një sulm fizik, si dhe në një aksident komunikacioni.

“Krahasuar me vitet e kaluara numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është i përafërt. Karakteristikë në këtë vit ka qenë se të lënduarit janë të gjithë të gjinisë mashkullore dhe ka pasur më pak femijë të lënduar”. /PrizrenPress.com/

 

 

 

Më Shumë

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit