27.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Kerry vjen me porosi të qarta për Kosovën

Vizita e Kerry, megjithëse jo e planifikuar në itinerarin fillestar, mund të jetë edhe një interesim për shqetësimin në ngritje nga aleatët e Kosovës për rrjedhat e muajve të fundit.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Prishtinë sot vlerësohet si një vazhdimësi e interesimit të administratës amerikane dhe mbështetje për shtetin e Kosovës, një vizitë e tretë kjo e kryediplomatëve amerikanë gjatë mandatit të presidentit, Barack Obama. Hillary Clinton, ish sekretare e shtetit, e ka vizituar Kosovën dy herë gjatë mandatit të saj.

Ndalimi i punës së Kuvendit, është thënë më se njëherë se është një veprim i papranueshëm për çdo vend demokratik, raporton RTK.

Ndër mesazhet kryesore që do të sjellë Kerry për spektrin politik të vendit do të jetë ai se ‘bisedimet janë një formë më e pranueshme e zgjidhjes së të gjitha mospajtimeve pozitë-opozitë’; se ‘vazhdimi i dialogut dhe krijimi i një atmosfere të fqinjësisë së mirë me Serbinë dhe të gjitha vendet në rajon’ janë një politikë pa alternativë që duhet të ndjek çdo qeveri; dhe se ‘zbatimi i shpejtë dhe i plotë i strategjisë kombëtare në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë,’ është një zotim që ka marrë Kosova si pjesëtare e koalicionit gjithëpërfshirës kundër ekstremizmit.

Ndër mesazhet e kohëve të fundit që ka dhënë qeveria amerikane ishte edhe porosia që ‘populli i Kosovës pret që përfaqësuesit e zgjedhur të saj t’i kthehen menjëherë punës normale për të zgjidhur çështjet e rëndësishme politike, ekonomike, dhe sociale me të cilat përballet vendi

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Opinion: Reflektime mbi kulturën, komunitetin dhe bashkëpunimin në Prizren nga vullnetari amerikan

Ishte vetëm një mendim në fillim. Një ditë, në zyrën time në SHBA, truri më lëvizte dhe ai mendim u kthye sërish. Bëra një...

Lajmet e Fundit