30.4 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Si e luftoi korrupsionin Pashko Vasa

Për të treguar se shqiptarët kanë nxjerrë historikisht njerëz të mëdhenj për të mbrojtur pasurinë e atdheut, tokën dhe pasurinë e popullit, do të marr si simbol rilindësin e madh Pashko Vasë Shkodrani, i cili për vlerat historike të kontributit të madh të tij që ka dhënë me pendë e me jetë përgjatë 40 viteve të veprimtarise së tij për kombin tonë, populli ynë e ka vlerësuar lart dhe e ka vendosur ne piedestalin e lartë të burrave të shtetit.

Por ai ka lënë edhe një vepër madhështore në drejtim të administrimit shtetëror si guvernatori për 10 vite i qytetit të madh dhe të lashtë të Bejrutit në Liban, përveç atyre vlerave të mëdha në letërsi në gjuhën amtare që tani populli e i njeh mirë dhe të cilat bukur i ka paraqitur në veprat e tij shkrimtari prof. Vehbi Bala.Por unë ju drejtova këtij burri të shteti për luftën që i bëri për 10 vite në administratën që ai drejtonte që vilajetit të Bejrutit. Ju duhet të dini se figura e tij e madhe merr permasa të reja kur ai ka dhënë edhe një kontribut të shquar edhe për popullin arab të Libanit. Duke qenë themelues i teatrit kombëtar libanez në

Bejrut ai shkroi për disa vite shumë vepra me vlera të mëdha edukative të cilat u shfaqën periodikisht në teatrin e Bejrutit. Pra është ky burrë shteti që zotëron 6 gjuhë të huaja, duke përfshirë edhe arabisht që në përvojën e tij historike dha një kontribut të madh edhe për kulturën arabe. Veprat e tij i botoi plotësisht kur ishte guvernator në Bejrut (1883-1892).Në këtë 10-vjeçar të drejtimit të tij nuk ka asnjë dokument që vërteton korrupsionin e tij personal ndaj këtyre investimeve. Prandaj me të drejtë shqiptarët pyesin tani: “Po si e luftoi korrupsionin asokohe në administratën e Bejrutit ky rilindas?”. Sigurisht edhe asokohe ka patur korrupsion, por me energjitë dhe aftësitë e tij ai u tregua gjithnjë parimor e reformist në luftën kundër korrupsionit.

Ai filloi në sektorin e drejtësisë ku shkeljet më të mëdha ishin bërë në këtë sektor nga njerez të veçantë dhe në sistemin e drejtësisë ai largoi nga puna me dhjetëra të korruptuar që ishin përfshirë në abuzime apo për rryshfete të ndryshme. Ai thoshte se ndershmëria e një gjykatësi apo prokurori është pasqyra më e gjallë te puna e tij e përditshme, te familja, te pasuria, te jeta e thjeshte si një nëpunës. Kështu ai bëri thirrje që në rradhët e sistemit të drejtësisë të emëroheshin gjithnjë njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me horizont.

Në mbarimin e mandatit të parë dhe fillimin e të dytit u ndesh me korrupsionin që bënte dhëndrri i tij italian, Kupelinjo, që asokohe ishte drejtor i sektorit politik për marrëdhënien me jashtë. Ky korrupsion që filloi të marre erë dhe u pasqyrua në disa gazeta arabe bëri që emri dhe figura e guvernatorit të lakohej në shtypin e asaj kohe. Dhe Pashko Vasa, me kujdes duke mos nënvlerësuar për asnjë rast shkrimet kritike të gazetarëve mori kontakt me këta gazetarë dhe u bind për ato që shkruheshin.

Vendosi me gjakftohtësi largimin nga puna të dhëndrrit të tij, duke e detyruar që të shkojë përsëri në Itali së bashku me vajzën e tij, Rozën dhe dy mbesat. Ai u shpreh kështu: “Nuk lejoj të më nxihet fytyra, por dhe zemra para popullit libanez të Bejrutit për të cilët jam betuar se do t’u shërbej me ndershmëri”. /Shekulli

Më Shumë

Katër të ndaluar dhe tri aktakuza për vepra të ndryshme penale në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë katër persona të dyshuar në dy raste të ndara penale. Në njërin rast, tre persona janë...

Bashkimi sjell në Prizren gjigantin amerikan, De’Quon Lake

Bashkimi i Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri për sezonin 2025/26, qendrën amerikane De’Quon Lake, një lojtar me përmasa dhe përvojë të...

Lajmet e Fundit