Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka reaguar ashpër kundër njërit nga skeçet e humorit të “Stupcave”, i cili kishte protagonistë disa ushtarë të UÇK-së. Kritikojnë edhe institucionet e televizionet.
“Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përcjellë me shqetësim skeqin humoristik të humoristëve Stupcat, që u dha në KTV natën e ndërrimit të motmoteve, dhe njëkohësisht shprehet e indinjuar thellë me Institucionet e Republikës së Kosovës për shkak të mosveprimeve të tyre sepse nuk është hera e parë që shkelet e përdhoset lufta jonë për liri, dhe vlera më e madhe e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL te UÇK-së.
“Me këtë lloj humori, brenda të cilit nuk kishte asgjë të vërtetë me UÇK-në, shihet tendenca e televizionit që e ka tranmsetuar, sepse edhe humoret duhet ta kenë një kufi e sidomos duhet të kenë kujdes televizionet se çfarë i paraqesin publikut”.
“Vlerën e UÇK-së që nga paslufta janë munduar që t’ia humbin me arrestime, montime të proceseve gjyqësore politike, etiketime e shpifje si nga vendorët e poashtu edhe ndërkombëtarët, por e ritheksojmë se janë të kota përpjekjet e kujdo qofshin sepse vlera e saj ka hyrë në analet e historisë”.