24.5 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Nisma thërret anëtarësinë për protestë paqësore e dinjitoze

Nisma për Kosovën, përmes një njoftimi për media tregon se sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 9 janar, kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe qeverisë që e ka quajtur anti-kushtetuese.

Në njoftim thuhet kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që sa më shumë të shpërndahet mesazhi për protestë paqësore dhe dinjitoze.

“Ka plotë arsye për të protestuar, sepse vendi është duke shkuar shumë keq në çdo fushë, dhe kjo si rezultat i kësaj keqqeverisje në vendin tonë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

E kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kryetarët e degëve të Nismës, që të angazhohen sa më shumë në organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve për protestën e organizuar nga partitë opozitare. Limaj tha se për protestën e 9 janarit duhet të ftojmë të gjithë, pa dallime partiake, sepse kjo protestë është në të mirë të të gjithëve, citohet në komunikatën e partisë. “Duhet të protestojmë masivisht për një shtet me sovranitet”, ka thënë më tej Limaj.

Në këtë mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të Nisma për Kosovën, i dhanë mbështetje protestës, ku thanë se janë duke u mobilizuar shumë, që të jenë të pranishëm në protestën paqësore që mbahet këtë të shtunë, më 9 janar, në ora 14:00, në Prishtinë, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Hira Haxhibeqiri, pianistja 11-vjeçare nga Prizreni, ngjitet në skenën ndërkombëtare në Romë

Pianistja e re nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, do të performojë në një nga skenat më prestigjioze të muzikës klasike në Itali. Më 1 gusht...

Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar mbrëMemli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni...

Lajmet e Fundit