4 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Opozita i jep afat Qeverisë deri më 17 shkurt

Qeverisë së Kosovës, sipas tri partive opozitare, i ka mbetur afat për t’u dorëhequr deri më 17 shkurt, në 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Krerët e tri partive opozitare në Kosovë, përmes një konference për media, ftuan qytetarët që të bashkohen në protestën gjithëpopullore për, siç thanë ata, mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Liderët e Vetëvendosjes, AAK dhe Nismas, tashmë kanë mendimin se Qeveria duhet të japë dorëheqje dhe që nga 9 janari sipas tyre kjo Qeveri nuk duhet të vazhdojë punën.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se Qeveria duhet ta kuptojë se qytetarët nuk kanë ndërmend ta tolerojnë faljen e tokave e as t’i pranojnë marrëveshjet e bëra në Bruksel.

“Kjo Qeveri ka afat deri me 17 shkurt të largohet nga marrëveshjet dhe pushteti i uzurpuar. Deri atëherë ka mundësi që qeveria të reflektojë, përndryshe në këtë shesh qytetarët do të protestojnë prapë. Nuk u bë shtet si e duan qytetarët por si e duan pushtetarët”, tha Ymeri.

I vendosur u shfaq edhe Fatmir Limaj i Nismës, i cili ftoj qytetarët në mbrojte të Republikës. E po ashtu edhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Ky i fundit tha se qytetarët do të bashkohen me 17 shkurt, duke u bazuar në numrin e masës në protestën e kaluar.

Më Shumë

Turbullira në burimet e ujit, qytetarët paralajmërohen të mos përdorin ujin për pije në Prizren, Suharekë e Malishevë

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, cilësia e ujit të pijshëm ka pësuar përkeqësim në disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës. Kompania...

Bizneset në Gjonaj të Hasit akuzojnë KEDS-in për papërgjegjësi: Jemi duke punuar me gjeneratorë

Pronaret e bizneseve në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, kanë reaguar ndaj kompanisë energjetike KEDS, duke e akuzuar për papërgjegjësi menaxheriale dhe mungesë...

Lajmet e Fundit