9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Bizneset në Gjonaj të Hasit akuzojnë KEDS-in për papërgjegjësi: Jemi duke punuar me gjeneratorë

Pronaret e bizneseve në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, kanë reaguar ndaj kompanisë energjetike KEDS, duke e akuzuar për papërgjegjësi menaxheriale dhe mungesë të shërbimeve.

Ata thonë se prej 31 dhjetorit 2025 janë të detyruar të ofrojnë shërbime me gjeneratorë.
Citate nga bizneset

“Qysh nga data 31.12.2025 e deri me sot jemi duke kryer shërbime për konsumatorë me gjeneratorë”, thuhet në reagimin e tyre.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Bizneset tregojnë se situata është bërë edhe më e rëndë gjatë festave.

“Sidomos në këto ditë feste ku bashkëatdhetarët tanë po qëndrojnë në pushime, nuk po mund të ju ofrojmë shërbime profesionale për shkak të mungesës së energjisë elektrike”.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga KEDS-i

“Kërkojmë veprime të menjëhershme për sanimin e problemeve dhe kthimin në normalitet të situatës energjetike”.

Express Kredi nga BiCredit

Bizneset, mes tyre “Osmanolli-Oil”, “Genci-market”, “Besforti”, “Sofra”, “Verda” dhe të tjera, kërkojnë edhe kompensim për shpenzimet e derivateve të përdorura nga gjeneratorët.

“Ndryshe na mbetet të protestojmë më fuqishëm që puna jonë të mos dështojë për shkak të paaftësisë menaxheriale të njësisë KEDS në këtë zonë”, paralajmërojnë ata.

Në fund, bizneset shprehen se shpresojnë që kjo situatë të mos përsëritet.

“Urojmë që kjo situatë të jetë e fundit në mënyrë që bizneset tona të jenë në shërbim profesional”/PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Lajmet e Fundit