11.6 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Koalicionin e ka kapur frika nga fuqia opozitare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ditën e premte, nuk caktoi seancë plenare, për shkak se një numër i konsiderueshëm i pikave të rendit të ditës kërkojnë votimin prej 2/3 të deputetëve, ndërsa gjatë ditëve në vijim, një numër i madh i ligjvënësve do të jenë në vizita të rëndësishme jashtë shtetit. Kështu, së paku tha nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai nuk ka pranuar se seanca nuk po caktohet, për shkak të krizës politike dhe ka thënë se seancë do të ketë në muajin shkurt.

Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën, shprehet për “Kosova Sot” lidhur me këtë çështje se arsyetimi i Kadri Veselit nuk qëndron, dhe shton se nuk beson se ka aq shumë deputetë jashtë Kosovës, sa mos të ketë mundësi të thirret seanca.

“Hera e parë po dëgjoj se seanca nuk thirret për shkak se deputetët nuk janë këtu”, u shpreh Berisha, dhe shtoi: “Është kamuflim i asaj që qëndron si e vërtetë se opozita është e vendosur që, përmes bllokimit të seancave plenare, ta bllokojë edhe këtë Qeveri antikushtetuese”. Berisha dyshon se pas kësaj shtyrjeje, ose mosmbajtje të seancës qëndrojnë skenarët që vetëm ata që i bëjnë mund ta dinë.

“Opozita është e vendosur në kërkesat e saj, pjesën tjetër e dinë ata vetë”, u shpreh Berisha..

Më Shumë

66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Abrashi: Totaj e përdori biçikletën si imazh publik, ndërkohë që bleu veturë luksoze me zero kilometra

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit, Artan Abrashi, ka komentuar figurën politike të kundërkandidatit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, gjatë një...

Lajmet e Fundit