15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Në mars njohja e diplomave

Gjatë javës së kaluar në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE’së, kanë arritur pajtimin që Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave të fillojë zbatimin më 1 mars 2016.

Kështu ka bërë të ditur sot Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës, në një komunikatë për media.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, siç thuhet në komunikatë, ka theksuar se kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore deri te arsimi i lartë universitar si dhe nivelet profesionale.

“Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe doktoraturat”.

“Njohja reciproke e diplomave bëhet përmes procesit të certifikimit ndërkombëtar të diplomave nga një palë e tretë dhe në këtë rast këtë certifikim do të bëjë Asociacioni i Universiteteve Evropiane ( European Association of Universities – EAU) dhe pastaj diplomat e certifikuara konsiderohen të njohura nga të dyja shtetet”.

“Për njohjen e diplomave të shkollës fillore, të mesme dhe ato profesionale (që është risi në këtë marrëveshje) do të përzgjidhet një organizatë ndërkombëtare e cila do të bëjë certifikimin ndërkombëtar. Kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave do të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet për të paraqitur aplikacionin për njohje e diplomave cila pastaj do ta realizoj procesin e certifikimit ndërkombëtar”.

“Njohja e diplomave është e ndarë në dy grupe, në njohjen profesionale dhe akademike. Pas certifikimit ndërkombëtar, njohja profesionale do të realizohet nga institucionet e shteteve përkatëse në afat prej 90 ditësh dhe me një pagesë prej 50 eurosh apo në valutë tjetër ekuivalente me shumën prej 50 eurove”.

“Njohja profesionale e diplomave do të shërbejë për qëllime punësimi, duke përfshirë edhe punësimin në institucionet qeveritare në shtetin përkatës. Njohja akademike e diplomave do t’iu shërbej studentëve për të vazhduar studimet e mëtejmë në shtetin përkatës, ku procedurat do të realizohen nga secili institucion i arsimit të lartë i shtetit përkatës të cilës i drejtohet aplikuesi dhe afati i realizimit të njohjes është 5 muaj”.

“Po ashtu, të gjithë kandidatët të cilët tashmë kanë kryer procedurat e njohjes nga Asociacioni i Universiteteve evropiane (EUA) munden menjëherë pas 1 marsit 2016 të aplikojnë për njohje nga institucionet e larta arsimore të shtetit përkatës. Kandidatët gjatë aplikimit për njohje duhet të theksojnë se çfarë njohje dëshirojnë, profesional apo akademike. Të gjitha udhëzimet për procedura do të merren nga zyra implementuese përkatësisht zyrat e SPARK-ut në Kosovë dhe në Serbi”.

“Marrëveshja për diplomat vlen vetëm për diplomat që janë marrë nga universitetet e akredituara në shtetet përkatëse, Kosovë dhe Serbi”, thuhet në njoftim.

Ministrja Edita Tahiri ka thënë se njohja reciproke e diplomave ka një rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse shumica e tyre kanë studiuar dhe diplomuar në Kosovë dhe u duhet kjo njohje e diplomave. Ajo, po ashtu, ka theksuar se moszbatimi i kësaj Marrëveshje nga Serbia për pesë vjet me radhë, që nga viti 2011 kur është arritur marrëveshja, ka pasur për qëllim që të pamundësojë perspektivën dhe punësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët shkollohen në universitetet e Kosovës. Tahiri ka shprehur me tutje besimin se BE nuk do të lejojë zvarritjet e mëtejme nga ana e Serbisë.

Më Shumë

582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për...

Rahoveci fiton ndeshjen në tavolinë

Dueli i së premtes së kaluar, ku u takuan dy skuadrat tashmë që kanë rënë nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të...

Lajmet e Fundit