7.4 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Nexhmi Krasniqi dërgohet në Gjakovë

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, nuk është kthyer në vendin e tij të punës. Ai është dërguar me punë në Gjakovë.

“Më kanë dërguar në Gjakovë”, tregon Krasniqi për PrizrenPress.

Krasniqi pasi ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, javën e kaluar nënshkroi vendimin për kthimin e tij në pozitën e njëjtë të punës.

Ndërkaq, vendimi është ndryshuar pasi që Krasniqi ka dalë në vendin e punës.

“Unë kam nënshkruar dhe jam kthyer në pozitën e njëjtë që e kam pasur para suspendimit, mirëpo pas orarit të punës ka ardhur një vendim tjetër dhe jam transferuar në Gjakovë”, tregon ai.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Rexhepi ishte kthyer në punë rreth dy muaj më parë, ndërsa javën e kaluar kthimin në punë e nënshkroi edhe drejtori Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

LDK-ja mban tubime sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë, Abdixhiku shpalos programin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3. LDK njofton  se Abdixhiku...

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Lajmet e Fundit