Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 21:00, i dyshuari ka qenë i vendosur në dhomat e ndalimit kur, me forcë, ka hapur derën dhe ka dalë nga ambientet e stacionit policor.

Menjëherë pas incidentit, patrullat policore kanë reaguar duke ndërmarrë veprime operative, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë sërish të dyshuarin.

Ai është kthyer në stacionin policor pa incidente të tjera.Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor e më pas është rikthyer përsëri në dhomat e ndalimit, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente sipas procedurave ligjore në fuqi.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit