19.8 C
Prizren
E diel, 2 Qershor, 2024

16 vite pas zhdukjes, rivarroset Dinë Halilaj

Rivarroset Dine Halilaj16 vite pas zhdukjes, sot janë rivarrosur eshtrat e identifikuara të Dinë Halilajt (1948) nga fshati Llapqevë. Në ceremoninë e varrimit, u tha se edhe sot, pas 16 viteve, vazhdojmë të kemi plagë të hapura, pasi armiku u mundua ti zhdukë gjurmët e krimit, ndërsa ju bë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare, se ne kurrë nuk do ti harrojmë të vrarët.

“Është përjetim i rëndë, që ka zgjatur 16 vite për familjen Halilaj, në pritje të një lajmi për prindin e tyre, e Komuna e Malishevës, lirinë që e kemi, e ka larë me gjak dhe çdo vendbanim i yni ka derdhur shumë gjak për këtë liri”, tha mes tjerash në fjalën e rastit, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

“Qeveria e vendit, është dashur të kushtëzoj negociatat me çështjen e të pagjeturve. Ne të gjallët kemi obligim ndaj të vrarëve dhe këtë ja bëjmë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare, se ne nuk i harrojmë të vrarët tanë”, tha Begaj.

Ndërsa, kryetari komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, tha se “edhe pas 16 viteve ne vazhdojmë të kemi plagë të hapura, pasi ende mungojnë shumë persona të zhdukur. Armiku tentoi që ta fsheh krimin, për ti ikur përgjegjësisë, duke i fshehur të vrarët, por kësaj përgjegjësie kurrë nuk do të mund ti ik. Dina dhe të tjerët, u vranë duke mbrojtur pragun e tyre”.

Për biografinë e Dinë Halilajt, foli, drejtori i shkollës së fshatit, Aziz Avdiu, pasi Dinë Halilaj, ishte punëtor i kësaj shkolle.

“Në marsin e vitit 1999, banorët e Llapqevës, u detyruan të largohen nga fshati, dhe familja e Dinë Halilajt, shkoi në Krelan, ku me 2 prill, Dina u nda me forcë nga familja. Pas dy ditësh, edhe pse u lirua, Dina nuk pranoi ta lë djalin tij Naimin në duart e forcave paramilitare serbe, duke kërkuar që të qëndroj ai, ndërsa djali të lirohej. Por e morën Dinën dhe bashkë djalin, u vranë në masakrën e Krelanit, sikur edhe shumë bashkëfshatar tjerë të Llpaqevës, të cilët vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur edhe sot”.

Në emër të familjes, pjesëmarrësit e shumtë në ceremoninë e varrimit, i ka falënderuar Sylë Halilaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Çmimet për toke në ‘Pazarin e Shqipërisë’ në Prizren

Ndodhët në Prizren, por kjo pjesë ndryshe quhet si ‘Pazari i Shqipërisë’. Për dallim nga tregjet tjera, çmimet në këtë vend janë për tokë. Derisa një...

QKMF-së në Malishevë i shtohen edhe katër mjek të rinj

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, janë nënshkruar kontratat e punës me katër mjek të rinj, mjek të...

Lajmet e Fundit