Fetah Rudi zgjedhet nënkryetar i Malishevës

Kuvendi Komunal i MalishevesAktivisti shumëvjeçar i LDK-së Fetah Rudi është zgjedhur sot nënkryetar i Komunës së Malishevës, në ditën kur zyrtarisht hyri në fuqi marrëveshja Nisma-LDK për bashkëqeverisje në këtë komunë.

Me marrëveshjen e nënshkruar më 23 shkurt, LDK-së përveç nënkryetarit do t’i takojnë edhe tri drejtori komunale.

Marrëveshja ishte e domosdoshme, pasi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës Enver Hoti u bë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa kjo komunë rrezikonte të shkonte në zgjedhje për Kuvendin Komunal, ngase kishte problem me zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Në Kuvendin e Malishevës prej 31 asamblistëve Nisma dhe LDK-ja së bashku kanë 18 asamblistë.

Fetah Rudi njihet në opinion si veprimtar i hershëm i LDK-së i cili më 15 dhjetor 2000 është plagosur rëndë në rrethana të pasqaruara dhe prej atëherë ka mbetur në karrocë invalidi, por nuk e ka ndalur asnjëherë aktivitetin politik.

Januz Kastrati, kryetar i degës së LDK-së në Malishevë ka bërë me dije se kundërkandidatë të Rudit për postin e nënkryetarit kanë qenë Bajrush Hoti nga Malisheva si dhe Rrahim Morina nga Astrazupi.

LDK-ja pritet të drejtojë edhe drejtoritë e administratës, urbanizmit dhe kadastrës e gjeodezisë.

Kandidat për Drejtorinë e Administratës është propozuar juristi Sami Kafexholli, për Drejtorinë e Urbanizmit, inxhinieri i ndërtimtarisë Skender Rrahmanaj dhe për Kadastër e Gjeodezi juristi Fatmir Ademaj./Kallxo.com/

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit