8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Hoti, Veselit: Malishevasit janë në shtëpinë e tyre

Pas vizitës së djeshme të kandidatit për Kryetar të PDK-së Kadri Veselit në Malishevë, i cili ju kishte bërë thirrje qytetarëve të Malishevës që të kthehen në shtëpinë e vjetër, pra në PDK, ka reaguar deputeti i Nismës për Kosovën dhe ish anëtari i PDK-së Enver Hoti, i cili ka thënë se qytetarët e Malishevës janë në shtëpinë e tyre duke aluduar në Nismën.

Më poshtë postimi i plotë i deputetit Hoti:

Të dashur miq,

Qytetarët e Malishevës janë në shtëpinë e tyre të cilën e zgjodhën me vullnet e bindje të plotë.

Malisheva denimin në investime e përjetoi që nga viti 2010-të, por nuk u gjunjëzuam në asnjë mënyrë apo rrethanë, andaj do të vazhdojmë të bashkuar.

Jam i bindur se çdo njeri nga ne ndihet krenar për të djeshmën, të sotmen dhe të nesërmen tonë të përbashkët!

Me respekt,

E.H

Më Shumë

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit