29.3 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Akuza e Bajram Rexhepit ndaj BE-së për “lejimin e ISIS-it në Kosovë”

Ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se një intervistë për “The New York Times” se ai qysh në vitin 2004 sa ka qenë kryeministër ka dashur ta bëjë një ligj për ndalimin e sekteve ekstremiste, por që kanë qenë autoritet e Bashkimit Evropian në Kosovë që e kanë ndaluar atë ligj. “Ata thjesht nuk kanë bërë kurrgjë”, ka thënë Rexhepi për gazetën amerikane.

Në një shkrim të gjatë për krijimin e një baze të ISIS-it në Kosovë, gazeta amerikane “The New York Times”, merret edhe me historinë e organizatave islamiste të cilat dyshohet se kanë indoktrinuar të rinj në frymën vehabiste dhe dërgimin e tyre në luftëra në Siri dhe Irak.

Gazeta amerikane pyet sesi është e mundur që një vend sikur Kosova, me një prani të madhe të Amerikës dhe OKB-së është shndërruar në një vend ku ISIS është rritur gradualisht duke e bërë edhe si bazë në Ballkan.

“Pse autoritetet kosovare, Amerika dhe Kombet e Bashkuara nuk kanë vepruar më herët për të ndalur shpërndarjen e ekstremizmit, është një pyetje që së fundmi është debatuar shumë”, shkruan gazeta amerikane.

Më pas, “The New York Times” tregon sesi në fillim të vitit 2004, kryeministri i asaj kohe, Bajram Rexhepi, kishte tentuar të prezantojë një ligj që i ndalon sektet ekstremiste, raporton Insajderi.

Por Rexhepi, citohet ti ketë thënë gazetës amerikane gjatë një interviste në veri të Kosovës, se, zyrtarët evropian në Kosovë i kanë thënë atij një ligj i tillë do të cenonte lirinë e religjionit.

“Nuk ka qenë në interesin e tyre, nuk donin ti irritonin vendet islamike”, citohet të ketë thënë Rexhepi, raporton Insajderi.

“Ata thjesht nuk kanë bërë kurrgjë”, ka shtuar ish-kryeministri i Kosovës, që së fundmi iu rikthye profesionit të tij, si mjek, pasi ka mbetur pa rrogë në politikë.

Gazeta amerikane shkruan se megjithatë jo të gjithë kanë qenë të panjohur me rrezikun por askush nuk ka reaguar./Insajderi.com

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Laboratorë të rinj në tri shkolla të Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka bërë të ditur sot se në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), janë...

Lajmet e Fundit