1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Një shtet i ri në Evropë në 2017

Katalunia po krijon strukturën shtetërore. Ligjet e reja do të vendosin sistem të pavarur tatimor, të gjyqësisë dhe të mbrojtjes sociale.

Lideri i krahinës së Katalunisë, Carles Puigdemont ka thënë se me 2017 procesi i ndarjes së Katalunisë nga Spanja do të hyjë në një fazë prej të cilës nuk ka më kthim prapa.

“Me 2017 pavarësia do të futet në një fazë prej të cilës nuk ka më kthim prapa, për shkak të vendimit demokratik të qytetarëve. Detyra jonë sshtë që të përgatitemi për këtë moment”, ka deklaruar Puigdemont për mediat spanjolle.

Në shtator në zgjedhjet rajonale kishte fituar koalicioni i partive të djathta dhe të majta “Së bashku për PO”, koalicion ky që kishte paralajmëruar se brenda një afati prej 18 muajsh krahina me 7.5 milionë banorë do të ndahej.

Javën e kaluar në Parlamentin Katalunas u votua për krijimin e agjencisë katalunase për mbrojtje sociale, që paraqet ligjin e parë që paralajmëron krijimin e shtetit të pavarur. Dy fusha të tjera që do të ndryshohen me ligj së shpejti janë sistemi tatimor që tash e tutje nuk do të jetë në përgjegjësi të Spanjës, dhe gjyqësia.

Në parlamentin katalunas, prej 135 deputetësh, 72 janë pro pavarësisë së Katalunisë.

“Para vitit 2012 në parlament ishim vetëm 12 deputetë pro pavarësië, sot jemi 72, që paraqet shumicën e qartë”, ka deklaruar Puigdemont, i cili në këtë janar është shpallur Kryetar.

“Në rrugën drejt pavarësisë treni duhet të ndalet në shumë stacione dhe shumë udhëtarë do të hypin e zbresin. Por, ky tren shkon vetëm në një drejtim”, tha Puigdemont.

“Unë jam kryetar kalimtar. Në tranzicion prej post-autonomisë drejt pavarësisë. Detyra ime është kriimi i strukturës së shtetit, ligjet, internacionalizimi. Ajo që do të vijë pas meje, do të jetë krejtësisht e ndryshme”, përfundoi ai.

Më Shumë

Prizreni nis fushatën “16 ditë aktivizim kundër dhunës në familje”

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit organizoi sot hapjen e fushatës "16 ditë aktivizim kundër dhunës në familje". Ky aktivitet...

LDK i vazhdon tubimet sot në Malishevë

Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të jetë në...

Lajmet e Fundit