169 mijë euro për ndërtimin e qendrës së kulturës në Drenoc

SmajlLatifi-DrenocNë Drenoc të Rahovecit nisi ndërtimi i qendrës së kulturës. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, i cili tha se kjo qendër e kulturës do të jetë një mundësi më shumë për banorët e këtij fshati, me synim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kulturore e historike të kësaj ane.

“Sot ndjehemi mirë të gjithë, sepse populli i kësaj ane i ka dhënë shumë çështjes së lirisë dhe historisë tonë”, tha ndër të tjëra Latifi.

Në emër të banorëve të Drenocit foli Isuf Gashi, veteran i luftës, i cili lavdëroi angazhimin e kryetarit Latifi për kulturën dhe traditën, si dhe pasurimit të jetës kulturore në këtë rajon. Gashi tha se ky objekt ka qenë kërkesë e hershme e banorëve të Drenocit, sepse në këtë fshat ka mjaft dashamirës të artit dhe kulturës.

Për ndërtimin e këtij objekti janë planifikuar të investohen 169 mijë euro, ndërsa punimet do të zgjasin dy vjet. Punimet do të kryhen nga kompania “Konstrumax”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit