9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Thaçi prezantoi Kilajn për kryetar të Malishevës

Thaci-Kilaj-malisheveKryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave nëpër komuna, ka qëndruar sot në Malishevë, ku ka prezantuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj dhe është shprehur i bindur në fitoren e thellë të PDK-së në Malishevë dhe në shumicën e komunave të Kosovës. Kryeministri Thaçi, është pritur nga kryesia e degës së PDK-së në Malishevë, kryetarët e nëndegëve dhe nga brohoritja e ovacionet e aktivistëve, në selinë e PDK-së në Malishevë.

Fillimisht, kryetari i Malishevës dhe njëherit kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, si dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, e ka përshëndetur kryeministrin Thaçi dhe zv/kryeministrin Kuqi, për pjesëmarrje, si dhe ka përshëndetur pjesëmarrjen e aktivistëve të PDK-së, të cilët u shpallën të pafajshëm në rastin “Kleçka”, Naser Krasniqin dhe të tjerët, të cilët ishin prezent. “Ju falënderoj për pjesëmarrje, në këtë takim, para fillimit të fushatës elektorale, dhe falënderoj Naser Krasniqin dhe të tjerët për pjesëmarrje dhe i përshëndes për lirimin nga akuzat për krime lufte, në rastin Kleçka”, tha Kilaj, duke ja dhënë fjalën kryeministrit Thaçi.

“Fillimisht i përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët tanë, në rastin Kleçka, Fatmirin, Naserin, Behlulin, Refkiun dhe të tjerët. Edhe njëherë u dëshmua lufta e drejtë e UÇK-së dhe fitorja e drejtësisë, mbi paragjykimet dhe shpifjet”, tha në fillim të fjalës së tij, Thaçi.

“Në kuadër të vizitave nëpër komuna, kam dashur t’ju takoj dhe t’ju inkurajoj për fitoren e radhës së Isni Kilajt në zgjedhjet e 3 nëntorit në Malishevë. Të gjitha parametrat janë në favor të PDK-së, investimet, angazhimi dhe puna e madhe, na favorizojnë fitoren bindëse në shumicën e komunave të Kosovës. Faleminderit të gjithëve që e përkrahni vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Të jeni të bindur se PDK do të fitoj në shumicën dërmuese të Komunave të Kosovës.

PDK do të punojë për të gjithë. Programi i Kilajt e ka mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës. Jemi të pakrahasueshëm me partitë tjera, andaj i ftoi të gjithë qytetarët, që ti bashkohen programit dhe vizionit të PDK-së. Bashkërisht do të kemi fitore bindëse me 3 nëntor. Urime të gjithëve”, tha Thaçi.

Me këtë rast, kryetari Thaçi, bëri thirrje për fushatë të qetë dhe dinjitoze, për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

“Mos u ndalni, punoni dhe do ti fitojmë bashkë zgjedhjet”, tha Thaçi, i cili në të njëjtën kohë, ju bëri thirrje, të gjithë bashkëluftëtarëve, të gjithë qytetarëve të Malishevës, që të bashkohen rreth programit, vizionit dhe qëllimit, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Kilaj, për një Malishevë Evropiane./PrizrenPress.com/

Më Shumë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Lajmet e Fundit