7.7 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Fatmir Neziri: AAK-ja në Prizren, marionetë e PDK-së

Fatmir Neziri ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja në Prizren. Ai thotë se nga ky subjekt politik, u largua për shkak funksionimit në mënyrë burokratike. Pas braktisjes së AAK-së, ai iu ka bashkuar Vetëvendosjes në Prizren.

Neziri, i cili ka qenë anëtar i Këshillit dhe Kryesisë së Forumit Rinor të Degës së AAK-së në Prizren,tregon arsyet kryesore pse e kanë shtyrë të largohet nga partia e Ramush Haradinajt.

“AAK-ja në koalicion është vetëm marionetë e PDK-së, e cila nuk ka fuqi të ndikojë shumë në vendimmarrje”, shprehet ai.

“Disa herë kam diskutuar këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të AAK-së, deputetët, por gjendja vazhdonte pandryshuar”.

Neziri në AAK-në e Prizrenit, ka vepruar afër 5 vite. Ai thotë se ky subjekt politik,sot ndryshon shumë për dallim nga ajo e vitit kur është anëtarësuar.

“Kjo parti është e kapur nga disa individë”.

Neziri, si shembull të kapjes, e merr edhe ndërrimin e ish-kryetarit të Degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrarti.

“Fatmir Kastrati është ndërruar brenda natës”.

Ai tregon edhe për aderimin në VV. Thotë se ky subjekt politik e ka guxim për të luftuar të keqën e vendit.

“Vetëvendosje çdo herë më ka tërheq. Kuvendarët e VV-së në Prizren kanë treguar se janë përkrah popullit”.

Neziri, premton se në VV, do të punojë që të sjellë ndryshime në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci 029 ndahet me trajnerin Bujar Loci

Klubi i basketbollit Rahoveci 029 ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci me marrëveshje të dyanshme. “Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë...

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Lajmet e Fundit