20 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 20 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Zenun Çoçaj u lindi në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit dhe ka rënë me dëshmorë më 4 qershor të vitit 1999 .

Ai, ishte komandant i UÇK-së në Brigadën 126 në Zonën Operative të Pashtrikut.

Bashkëluftëtari Halil Cikaj tregon se dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë njëri ndër figurat më të çmuar të UÇK-së. Sipas tij, Çoçaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë deri në ditën e fundit të rënies.

“Dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë figura kryesore e UÇK-së në Has dhe më gjerë”, tregon Cikaj, pwr “PrizrenPress”

Zenun Çoçaj ka rënë dëshmor pak ditë para çlirimit të Kosovës. Ai është vrarë nga forcat serbe në fshatin Gjonaj të Hasit.

Cikaj kujton rënien e dëshmorit Zenun Çoçaj.

“Na ndanin minutat kur ra Zenuni në altarin e lirisë. Ai e fitoi lavdinë, kurse unë humba shumë nga ajo krenari që fituam së bashku”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit