22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Rënia e madhe e Sanchesit

Renato Sanchez ishte konsideruar njëri prej futbollistëve të rinj më të mirë pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të vitit 2016 me Portugalinë. Pas përfundimit të këtij kompeticioni ai u transferua prej Benficas në drejtim të Bayern Munichut. Por, portugezi vuajti për të gjetur minuta të mjaftueshme në Gjermani. Verën e kaluar Sanches u huazua te Swansea, klub në të cilin vetëm sa është përshpejtuar rënia e tij, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Futbolli mund të jetë një biznes i pamëshirshëm dhe gjatë viteve të fundit nuk pasur rrëfime të pamëshirshme si ajo e Renato Sanchesit. Konsiderohej si njëri prej talenteve me të ardhmen më të ndritur pas paraqitjeve në “EURO 2016”, por që prej asaj kohe Sanches ka qenë në rënie e sipër. Pas një viti zhgënjyes te Bayern Munichu, Sanches ishte huazuar te Swansea në mënyrë që të ketë më shumë minuta të luajtura. Në jug të Uellsit rënia e mesfushorit të ri vetëm sa është përshpejtuar.

Paraqitjet e dobëta dhe mungesa e vetëbesimit kanë bërë që reprezentuesi portugez të jetë një dështim te Swansea me vetëm një asistim në Kupën e Ligës këtë edicion te Swansea. Fundjavën e shkuar ish-trajneri i Swanseas, Paul Clement, foli për dështimet e Sanchesit. “Kur ai erdhi këtu ishte shumë më i dëmtuar sesa që mendoja. Ishte shumë e dhimbshme. Ai ishte një djalosh që thuajse kishte marrë peshën e gjithë botës në supet e tija”, deklaroi Clement. “Në stërvitje kur nuk kishte presion ai ishte më i miri, por pastaj në ndeshje shikoja zgjedhjet që bënte ai, goditjet e tij prej 40 metrave dhe ai vazhdonte t’i bënte gabimet e njëjta”, shtoi ai.

Gjithashtu Sanchez ka përjetuar edhe një goditje nga epoka e internetit. Një video e tij duke i pasuar një reklame anësore në stadium ndaj Chelseat ishte shpërndarë anembanë rrjeteve sociale, ndërsa tifozët e Swanseas e shfaqën pakënaqësinë e tyre kur ai ishte zëvendësuar herët gjatë një takimi kundër Wolverhamptonit në FA Cup.

Më pas ishte bërë e ditur se Sanches kishte pësuar një lëndim, i cili e ka lënë jashtë fushave për disa javë, por pamjet e tij duke lëshuar fushën nga zërat e pakënaqur të tifozëve shfaqin më së miri problemet e tij te Swansea. “Ai kishte bërë një cikël të vendimeve të gabuara. Lojtarët e tjerë thoshin, ‘ai po luan në këtë mënyrë dhe ju nuk po më zgjidhni mua’, kështu që u bë shumë e vështirë që ta zgjedh atë”, shprehet Clement.

Edhe në Bayern gjithashtu ishte bërë shumë e vështirë për Carlo Ancelottin që ta zgjidhte Sanchesin sepse bashkëlojtarët e tij nervozoheshin shumë me pasimet e tij të dobëta dhe vendimet e dobëta të tij gjatë lojës. Por, siç e përshkruan Clement, Sanchez kurrë nuk ishte pajtuar me hapin pas prej Bayernit te Swansea. “Ai nuk ishte i etur në fillim. Ai mendonte se do të shkonte te Manchester Unitedi, Chelsea apo te Paris Saint-Germaini”, thotë ish-trajneri i Swanseas. “Bayeri thoshte, ‘nuk do të shkoni aty, do të jetë situata e njëjtë, nuk do të luash’”, shprehet Clement.

Vuajtjet e tij e lënë atë shumë larg nga ai që kishte qenë kur kishte nënshkruar me gjigandin bavarez.

Sanches tani mund të shpresojë se pasuesi i Clementit, Carlos Carvalhal, mund të jetë njeriu që do ta ndihmojë atë drejt kthesës së madhe. Carvalhal tashmë e ka transformuar Swansean në një ekip më të fortë që prej ardhjes së tij në fund të vitit të kaluar. Ai kishte thënë se ndihma ndaj bashkëkombësit Sanches do të ishte njëra prej objektivave të tij. “Atij i nevojitet më shumë vetëbesim. Sapo ta kuptojë se çfarë duam nga ai, ai do të jetë një tjetër lojtar”, kishte thënë Carvalhal, i cili ia kishte dhënë mesfushorit dy paraqitje të plota, por lëndimi ndaj Wolverhamptonit ia vështirësoi edhe më shumë punën 20-vjeçarit.

Pyetja më e madhe për Sanchesin tani është se kur do të mundë ta kthejë karrierën e tij në rrugën e duhur. Bayerni nuk pritet që ta kthejë në skuadër gjatë verës dhe nëse ai nuk bën mirë as me Carvalhalin vështirë se do të mbetet edhe te Swansea. Mund të jetë një tjetër hap i panjohur për Sanchesin në verë. Ai vetëm mund të shpresojë se në këtë kohë bota e pamëshirshme e futbollit t’ia japë një dorë ndihmese.

Më Shumë

Suhareka inkuadrohet në Superligë

Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar FC Ferizaj si dy skuadrat që inkuadrohen në Superligën e Kosovës për sezonin e...

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli...

Lajmet e Fundit