10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Mjerim

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar zyrat e gjendjes civile në Gjonaj dhe Lubizhdë.

Sipas tij, gjendja e tyre është e mjerueshme.

Postimi në Facebok

Kjo është gjendja faktike e zyrave të gjendjes civile në Gjonaj dhe Lubizhdë. Ndërtimi i këtyre dy zyrave ka përfunduar në vitin 2016, por kontratat kanë mbetur të pa realizuara si pasojë e neglizhencës së Drejtorisë së Administratës së kaluar.

Për zyrën e gjendjës civile në Lubizhdë, Komuna ka obligime rreth 5000 Euro, ndërsa për Zyren e gjendjes civile në Gjonaj, Komuna i ka kryer të gjitha obligimet financiare, por ajo nuk funksionon sepse nuk është bër pranimi teknik nga organi mbikëqyrës.

Kështu lehtësisht kuptohet jo serioziteti, mospërkushtimi dhe të qenit jo këmbëgulës në përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë së zyrave të gjendjes civile. Kjo ështje një shkujdesje e skajshme rreth përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve prandaj gjendja duhet të ndryshoj menjëherë.

Drejtoria e re e Administratës pas marrjes së detyrës, përveç rasteve tjera, e ka marrë në shqyrtim serioz edhe këtë rast, dhe gjatë kësaj jave do të dalë me zgjidhje konkrete për këto dy zyra. Falënderoj drejtorin Osman Hajdari për angazhim.

Më Shumë

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Lajmet e Fundit