16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Studentëve u lejohen dy provime në afatin e prillit

Në mbledhjen e Senatit të UP-së janë lejuar dy provime për studentët në afatin e prillit në ato fakultete ku kjo është e mundur.

Kërkesa për lejimin e dy provimeve në këtë afat ishte bërë nga Parlamenti Studentor.

“Ne kërkojmë qe prilli të bëhet me dy provime. Nëse mbledhja e senatit do ishte mbajtur më herët dhe ishte shqyrtuar kërkesa që e keni pasë në sirtar atëherë kish me qenë në rregull”, tha Arjeta Bajrami, kryetarja e Parlamentit Studentor.

Tahir Arbneshi, dekan i Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore tha se nëse sot votohet për t’u lejuar këto provime është shumë vonë për ta organizuar afatin e prillit.

“Ne mundemi me bo provime sa te duash por po e dëmton cilësinë. Unë e kam pa kërkesën e keni bërë me 3 prill. Për mua është shumë vonë. Nëse doni me na qit para aktit të kryer bujrum. Unë jam kundër këtij propozimi”, tha Arbneshi.

Bujar Dugolli tha se kërkesa e Parlamentit Studentor lidhet me zgjedhjet atje.

“Parlamenti i studentëve tash i ka zgjedhjet e po duan të kallxojnë që u ndihmojnë studentet. Studenteve nuk u ndihmoni tu e shkatërru cilësinë sepse studentëve te mirë u duhen 3 provime e jo më shumë”, tha Dugolli.

Prorektori Faton Berisha propozoi që provimet në afatin e prillit të mbahen aty ku ka mundësi të organizohen.

“Për me pshtu me ftyrë dhe me qenë mirë, unë kam propozim me e bërë që provimi të mbahet nga njësitë akademike që kanë mundësi të mbajnë këto provime”, tha Berisha.

But Dedaj, dekan i Fakultetit Ekonomik tha se ky fakultet nuk ka mundësi të organizojë provime në afatin e prillit.

“Fakultetet që mund t’i mbajnë provimet le të deklarohen. Për fakultetin tonë është e pamundshme”, tha Dedaj.

Rekori Marjan Dema pastaj propozoi që edhe kësaj radhe të lejohet mbajtja e provimeve në afatin e prillit.

“Po propozoj që edhe kësaj radhe të ua lejojmë mbajtjen e dy provimeve nga fakultetet. Le të jetë hera e fundit”, tha Dema.

Me 19 vota për, 7 vota kundër dhe 5 abstenime u miratua propozimi për dy provime për studentët në afatin e prillit nga njësitë akademike që kanë mundësi të organizojnë këto provime.

Më Shumë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Lajmet e Fundit