Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rëndë. Ai kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët prej javësh.
Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse. Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.
Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit.
Profili i Fatos Nanos
Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Ai u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas u përfshi në jetën publike pas rënies së regjimit komunist. Në vitin 1991 themeloi Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke qenë kryetar i saj deri në vitin 2005. Nano shërbeu si kryeministër i vendit në vitet 1991, 1997–1998 dhe 2002–2005.
Gjatë drejtimit të tij, ai u përpoq të forconte institucionet demokratike, të nxiste hapjen e Shqipërisë ndaj Evropës dhe të stabilizonte vendin pas krizave të rënda politike dhe ekonomike. Pas largimit nga jeta politike aktive, Nano qëndroi në prapaskenë, duke dhënë herë pas here qëndrime për zhvillimet politike në vend.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 
					