16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

25 vjet më parë sigurimi serb e mori dhe e mbajti fshehtë 30 ditë Nait Hasanin

Sot është 25 vjetori i kidnapimit të Nait Hasanit i mbajtur për 30 ditë në duart e sigurimit serb. Kidnapimi i njërit ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasanit kishte ndodhur pikërisht me 28 janar 1997 në Prishtinë. Dhe vetëm pas 30 ditësh janë njoftuar familja që Hasani gjendet i paraburgosur.

Kujtojmë që Nait Hasani ka lindur me 15.01.1965, në fshatin Randobravë komuna e Prizrenit. Atëherë ka pasur të përfundur fakultetin Filologjik, ndërsa ka qenë disa herë i dënuar për veprimtari armiqësore.

Në të njëjtën vepër për Terrorizëm kanë qenë të akuzuar përpos Nait Hasanit edhe Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan Zeneli, Qerim Kelmendi, Alban Neziri, Agim Makolli, Hamzë Pangjaj, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gashi, Ali Gjuliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj, të cilët nga gjykata serbe në krye me Danica Marinkoviqin janë denuar me mbi 200 vite burg, ndërsa vet Nait Hasani është dënuar me dënim maksimal sipas kodit penal jugosllav të asaj kohe me 20 vjet burg.


Hasani ka përjetuar edhe masakrën e burgut të Dubravës ku edhe është plagosur.

Nait Hasani është liruar me 27 mars 2002 nga burgu i Nishit./Epoka e re/ 

Më Shumë

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit