Në rubrikën letër psikologes, në “The Sun”, sot vjen një tjetër rast i një burri që nuk di çfarë të bëjë sepse ka lënë shtatzënë vajzën që e kishte njohur fare rastësisht, dhe po kështu ata kishin përfunduar edhe në shtrat, në një moment trishtimi.
Letra e djalit për psikologen:
Jam 30 vjeç dhe punoj në një dyqan që shet gazeta dhe revista, në pronësi të prindërve të mi. Jam beqar por për shkak se punoj me orë të zgjatura, nuk kam pasur kohë të njihem me dikë.
Një ditë para disa muajsh në dyqan nisi të vinte një vajzë që kishte një buzëqeshje mahnitëse dhe një trup të mrekullueshëm.
Kurrë nuk më thoshte më shumë se “Ckemi”, kur kalonte para dyqanit para se të shkonte në punë.
Një mbrëmje, ajo erdhi në dyqan me një shishe verë, e vuri mbi banak dhe pastaj shpërtheu në lot.
E pyeta nëse cdo gjë ishte në rregull, apo nëse dikush e kishte mërzitur dhe m’u përgjigj se sapo e kishin pushuar nga puna dhe se kishte nevojë për të pirë një gotë.
Punonte në bankë po për shkak të shkurtimeve, i kishte rënë edhe asaj lapsi për t’u shkarkuar.
Më tha: “Më vjen keq, nuk ke nevojë të dish problemet e mia. Do bëja mirë të shkoja”.
I shpjegova se isha gati për të mbyllur dyqanin dhe se mund të pinim një gotë verë bashkë. E pranoi ndaj shkuam lart në shtëpinë time. E pimë një shishe verë dhe unë hapa një tjetër.
Më tregoi se ishte 26 vjec dhe po ashtu si unë, beqare. Filloi të qante përsëri, sepse sapo kishte ardhur në atë zonë dhe nuk dinte çfarë të bënte.
E përqafova dhe kur ajo po më shihte në sy, unë e putha. Gjërat pastaj rrodhën vetë dhe ne kaluam një natë të mrekullueshme, bëmë seks të mahnitshëm.
Ajo më tha se e kisha bërë të ndjehej shumë më mirë. Pastaj u largua dhe më premtoi se do dëgjoheshim. Por kaluan disa javë deri sa u rikthye e trishtuar si herën e fundit. Këtë herë arsyeja e trishtimit ishte sepse kishte mbetur shtatzënë.
I kam numrin dhe i thashë se do ta telefonoja, por nuk di cfarë të bëj.
Përgjigja e psikologes:
Ke zbritur me këmbë në tokë pas një nate pasioni, por ji i sinqertë me atë vajzë dhe sigurohu se ajo po tregohet e sinqertë me ty.
Tregoji asaj që ishit të dy të papërgjegjshëm kur nuk përdorët prezervativë por se do ta mbështesni atë për çfarëdo gjëje që ajo vendos të bëjë. Kjo për shkak se, në fund të fundit, është zgjedhja e saj nëse do ta vazhdojë shtatzëninë.