15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Senati i rekomandon ministrit Buja të funksionalizojë Këshillin Drejtues

UP-rektoratiSenati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e cila ka përfunduar para pak çastesh, i ka rekomanduar ministrit të arsimit Ramë Buja, që të funksionalizojë Këshillin Drejtues të këtij institucioni. Kjo, në mënyrë që Këshilli më pas të mund të zgjedhte ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së. Ky do të mund të kryente këtë detyrë deri në zgjedhjen e rektorit të ri, sipas procedurave të rregullta ligjore.

Në mbledhjen të cilës i ka prirë anëtari më i vjetër i Senatit, Bajram Uka, dekan i Fakulteti Juridik është konstatuar se rekomandimet e Ministrit Buja për zgjidhjen e problemit në UP, nuk janë në përputhshmëri me dispozitat e statutit të UP-së, si dhe me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë.

Aktualisht Këshilli Drejtues i UP-së ka vetëm 5 anëtarë, pas dorëheqjes së Muharrem Nitajt dhe tre anëtarëve të tjerë të cilët i kishte emëruar ministri Buja. Për të emëruar ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së, Këshillit Drejtues i duhen së paku gjashtë anëtarë.

Para anëtarëve të KD të UP-së dorëheqje kishte dhënë edhe rektori Ibrahim Gashi dhe të gjithë prorektorët. Rektori Gashi ishte ngritur në grada shkencore duke paraqitur publikime shkencore në revista të rreme në Indi, e për këtë “Koha Ditore” kishte raportuar qysh në tetor të vitit të kaluar.

Më Shumë

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Lajmet e Fundit