33 vjeçari që u raportua i zhdukur në Prizren gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

Para dhjetë ditësh kishte dalë nga shtëpia dhe familjarët e të afërmit nuk dinin gjë për fatin e tij, deri më sot. 33-vjeçari nga Prizreni që u raportua i zhdukur, u gjet pa shenja jete në një zonë malore.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 33-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit