Pochettino: Mbappe pyet për Spanjën dhe Anglinë

Mauricio Pochettino ka folur përpara ndeshjes me Manchester City-n në Ligën e Kampionëve, për dy yjet e ekipit të tij, Kylian Mbappe-n dhe Neymar-in.

Mbappe ka qenë i lidhur më herët me një transferim të mundshëm te Liverpool-i dhe Real Madrid-i. Francezi është nën kontratë me PSG-në deri në 2022 dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Pochettino u pyet për marrëdhënien me 22-vjeçarin.

“Kylian e do futbollin, ai pëlqen të flasë për futbollin. Ai pyet për Anglinë: ‘Si është loja, mentaliteti dhe kultuta atje?’. Dhe gjithashtu për Spanjën dhe Argjentinën. Ai do të shikojë çdo ditë ndeshje nga Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania”, tha tekniku i PSG-së.

“Ai është vetëm 22-vjeç, por shumë i pjekur, i sigurtë në talentin e tij dhe i hapur. Ai mund të flasë frëngjisht, sigurisht, por edhe anglisht dhe spanjishte të përsosur. Unë flas me të në anglisht dhe spanjisht. Më shumë anglisht se spanjisht”.

Pochettino gjithashtu foli edhe për yllin tjetër të ekipit, Neymar-in, që edhe ai është i lidhur me një largim të mundshëm nga Parisi. Por, duket se braziliani është dakortësuar për të vazhduar me PSG-në.

“Nga dita e parë, ai ka qenë shumë i hapur për të punuar. Ai është shumë i përulur, dëgjon dhe gjithmon i pranon të gjitha udhëzimet”, tha Pochettino.

“Lojtarët brazilianë kanë diçka të veçantë përbrenda. Ata duan të luajnë  futboll sepse është si një kërcim. Ata luajnë sikur po kërcejnë. Ronaldinho ishte shoku im i ekipit kur unë isha lojtar i PSG-së dhe tani Neymar-i”.

PSG-ja është skuadra e tretë franceze që arrin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve rresht, pas Saint Etienne-t në 1975 dhe 1976, si dhe Marseille-s në 1990 dhe 1991.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit