Kurti: Do ta përkrahim diasporën që të sjellin investime në Parkun Inovativ të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Parku Inovativ Trajnues në Prizren (ITP) është hapi i parë i transformimit të ekonomisë dhe edukimit profesional dual.

Kurti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, do të përkrahet diaspora në sjelljen e investimeve në ITP.

“Ne do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë që sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të sjellin investime përmes kësaj pike të takimit”, shkruar Kurti.

ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon të krijojë një mjedis tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Parku pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës duke tërhequr investime dhe sjellë inovacion.

Parku Inovativ Trajnues ndodhet në ish-kampin ushtarak gjerman në Prizren, me një hapësirë prej 40 hektarësh dhe përfshinë 56 ndërtesa dhe disa parcela për zhvillim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit