11.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

35 të testuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizrenit

Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nga rajoni i Prizrenit janë testuar gjithsej 35 persona të dyshuar për COVID-19.

Sipas këtij njoftimi, 14 janë nga komuna e Prizrenit, 14 janë nga ajo e Suharekës, 4 nga komuna e Malishevës dhe 3 janë nga komuna e Rahovecit.

“Pacientë të dializës janë 14 persona, raste kontakti janë 11, ritestim pës vetizolimit janë 10”, thuhet në këtë njoftim të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 780 persona me COVID-19, 201 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Sevilay Igci-Hapçi emërohet kryesuese e Komitetit për Komunitete në Prizren

Anëtarja e Këshillit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës - dega në Prizren (KDTP), Sevilay Igci-Hapçi, është zgjedhur kryesuese e Komitetit për Komunitete në...

Lajmet e Fundit