Burri në Mamushë i bën për spital gruan dhe vajzën, ato thonë se nuk ndihen të rrezikuara nga ai

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë pas mesnate në Mamushë, ku një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes çiftit, e më pas situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Sinjali mëson se gruaja dhe vajza e mitur fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare  e më pas në Emergjencën e Spitalit në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

 

 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, pasi që viktimat kanë deklaruar se nuk ndihen të rrezikuara nga i dyshuari.

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Lajmet e Fundit