Mot me diell, rritje e temperaturave gjatë këtyre dy ditëve

IHK njofton se do të ketë më shumë  orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-18:00 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapelë, ombrellë, rroba me ngjyrë të hapur etj”, thuhet në njoftim.

IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perëndimit.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit